Rafael Nadal eliminohet nga 'Madrid Open', spanjolli nderohet në ndeshjen e fundit! S'i mban dot lotët

Rafael Nadal eliminohet nga 'Madrid Open', spanjolli nderohet në ndeshjen e fundit! S'i mban dot lotët

Rafael Nadal

Rafael Nadal premtoi se do merrte pjesë në ''Madrid Open" dhe tenisti spanjoll e bëri një gjë të tillë në nderim të tifozëve, paçka formës jo të mirë dhe problemeve me dëmtimin.

37-vjeçari nga Mallorca u eliminua në 1/16 e turneut nga çeku Lir Lehecka, me Nadal që pas Barcelonës nuk ia del të shkojë më larg edhe në Madrid. 7-5-6-4 fitoi rivali i Nadal, me spanjollin që është larg formës.

Përtej humbjes, organizatorët i kanë bërë një nderim tenistit nga Mallorca në ndeshjen e tij të fundit Masters në këtë event. Ai i ka dhënë një mbështetje të madhe turneut, teksa u pa i prekur nga tifozët që kishin pesë pankarta me trofe në to, duke simbolizuar numrin e sukseseve të Nadal në "Madrid Open".

"Është një ditë e vështirë, por trupi im më ka dërguar sinjale për një kohë të gjatë. Unë jam I lumtur që kam përfunduar në fushë aventurën time këtu, emocionin e të luajturit para jush do ta mbaj me vete përgjithmonë", tha ai.

Në këtë ndeshje kishte edhe miq special, me Cholo Simeonen që u zhvendos në qendër të tribunës për të parë Nadalin.

“Ishte një javë shumë pozitive për mua, pata mundësinë të luaj në këtë fushë që më ka dhënë shumë. Disa ditë para Barcelonës nuk e dija nëse mund të konkurroja përsëri. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm dhe unë kam ardhur këtu që nga viti 2003, është një turne që filloi kur isha i vogël dhe e kujtoj me emocione të jashtëzakonshme fitoren e parë në 2005. Gjithmonë kam pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, faleminderit shumë. Kur trupi juaj nuk ju jep më përgjigje, ka pak që mund të bëni", tha ai si për të treguar gjendjen fizike.

Nadal më pas vazhdoi të fliste pa mundur t'i ndalte lotët.

"Të luaja për 22 vjet para jush ishte diçka e paharrueshme. Ishte një ëndërr për mua të mund ta bëja tenisin punën time. Ndihem i privilegjuar për gjithçka që kam. Kisha dhe shpresoj se kam qenë një shembull pozitiv për të gjithë, trofetë janë të rëndësishëm, por është edhe më e rëndësishme të përjetosh emocionet pranë tifozëve në fushë", tha Nadal.

Spanjolli ende nuk e ka vendosur tërheqjen nga tenisi, teksa shpreson se do jetë pjesë e Olimpiadës së Parisit këtë verë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës