Nadir Çausholli, drejtuesi i CFO Pharma dhe stafi i tij vizitë në shtëpinë e foshnjës Tiranë(VIDEO)

TIRANË- Në kuadër të Javës Universale për të Drejtat e Fëmijëve, stafi i kompanisë CFO Pharma, ju bashkua fëmijëve të mrekullueshëm të shtëpisë së foshnjës “Hana dhe Rozafa” , këtu në Tiranë, për të kaluar kohë e për të dhënë dashuri e kujdes për ta.

Drejtuesi i kompanise CFO Pharma, Nadir Causholli, u shpreh i gëzuar dhe i motivuar për këtë vizitë.

“Realisht kënaqem që ekzistojnë institucione të tilla dhe njerëz të tillë, sic është stafi i Shtëpisë së Foshnjes “Hana dhe Rozafa” me Drejtuesen e saj Orjeta Metaj, që përkushtohen kaq shumë , duke i dhuruar dashuri këtyre fëmijëve. Dita ime dhe e stafit tonë është gjithë vrull, stres e probleme por kur vijmë këtu , në një ditë kaq të bukur plot hare , me këta fëmijë edhe ne na gëzon shumë. Do të doja shumë që t'i sugjeroja kujtdo, që brenda mundësive, të mos hezitojë që të vijë këtu dhe të përkujdeset e të kalojë kohë me këta fëmijë.”- shtoi ai.

Tashmë për stafin e CFO Pharma është kthyer në një ritual gëzimplotë ardhja e shpeshtë në këtë shtëpi të bukur, plot gjallëri e dritë.

Mes lojërave të shumta, dhuratave, zërave e buzëqeshjeve të fëmijëve kaloi kjo ditë e bukur dhe e paharruar. CFO Pharma nxit dhe vlerëson çdo kontribut njerëzor dhe kohor për këta fëmijë, të cilëve më shumë se gjithçka ju duhet dashuri e kujdes.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja