Tiranë/ 30 plumba kallashnikovi fasadës së 'CFO Pharma'! Kamerat 'kapin' një makinë të errët, pronari: Nuk kam konflikte (VIDEO)

TIRANË- 30 plumba kallashnikovi u qëlluan rreth orës 02:00 të mëngjesit në fasadën e kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” në Tiranë, fatmirësisht pa asnjë të dëmtuar. Për fat të mirë askush nuk u lëndua, gjatë natës godina është bosh. Ishin punonjësit e kompanisë, të cilët pasi mbërritën në orën 08:00 në punë, panë shenjat e plumbave, për të cilat njoftuan policinë.  

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave, ngjarja kishte ndodhur 6 orë më herët, dhe roja i sigurisë, edhe pse ndodhej në kabinën e tij, nuk mundi të kuptonte se ishte qëlluar me armë. Sipas tij, dëgjoi një zhurmë, doli jashtë por nuk pa njeri dhe rrjedhimisht nuk telefonoi policinë. Blutë, pasi verifikuan kamerat panë një makinë të errët, e cila rreth orës 02:00 afrohet pranë godinës dhe nga brenda nis të qëllojë për disa sekonda, dhe më pas niset me shpejtësi të mbikalimit të Kasharit, duke humbur gjurmët.

Autoritetet kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes, por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar. Pamjet e kamerave janë të turbullta, pasi në momentin që është qëlluar, po binte shi i lehtë, i cili vështirëson pamje. I pyetur për rastin, pronari i kompanisë “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, u tha hetuesve se nuk e dinte kush mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje, e cila mund të kishte rezultuar fatale. Sipas tij, nuk ka konflikte me njeri. Hetuesit dyshojnë se plumbat në fasadën e kompanisë mund të jenë një mesazh direkt për pronarin, por hetimet do të zbardhin në vijim shkakun e plotë.

“Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njoftoi Policia e Tiranës.  

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Ditë e mbushur me surpriza, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Ditë e mbushur me surpriza, çfarë kanë parashikuar yjet për sot