Rreth 200 naftëtarë të ARMO-s në Ballsh vijojnë protestën përpara Ministrisë së Energjetikës në Tiranë, për pagat e prapambetura. Me protestuesit ishte edhe deputeti i PS në Mallakastër, Ismet Beqiri, i cili në një prononcim për Report Tv se naftëtarët kanë të drejtë në kërkesat e tyre.
Si një njohës i mirë i industrisë naftënxjerrëse, Beqiri tha se i di hallet dhe shqetësimet e naftëtarëve, ndërsa premtoi se nëse pagat nuk ekzekutohen ditën e premte nga kompania ARMO, atëherë ai do jetë në radhët e protestuesve.
/Shqiptarja.com

"Situata aktuale, ramë dakord për pagesën, që pagesat kompania do t'i paguajë ditën e nesërme. Edhe unë që po flas jam një nga naftarët, kam punuar me turne edhe unë. Edhe unë po të isha në vendin e tyre, këtu do isha dhe brenda ditës së nesërme nëse kompania nuk bën ekzekutimin e pagave edhe unë si përfaqësues i popullit do jem mes tyre", u shpreh deputeti i PS, Ismet Beqiri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO