Naftëtarët e Ballshit i kërkojnë ndihmë shtetit, ”përndryshe protesta”

Stafi teknik i Rafinerisë së përpunimit të naftës bruto në Ballsh, përmes një letre të hapur dërguar Presidentit Nishani, kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Meta dhe Ministrit të Energjisë Gjiknuri, kanë kërkuar ndihmë për të tejkaluar krizën që ka prekur prej muajit gusht rreth një mijë naftëtarë dhe familjet e tyre.

Në uzinën e përpunimit të naftës, prej të paktën 5 muajsh ka ndalur puna si pasojë e mospagesës së punëtorëve.

Rreth 50 punonjës të administratës kanë firmosur letrën e hapur, duke paralajmëruar protesta, në rast se nuk gjendet një zgjidhje nga shteti, i cili sipas tyre, është bashkëpronar me 15 % të aksioneve.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve