Fiks 4 vite pas ngritjes për herë të parë të Bordit të Transparencës për produktet hidrokarbureve prej luftës në Ukrainë, qeveria ka vendosur ta rikthejë këtë strukturë, menjëherë pas rritjes së çmimit të naftës me 14 lekë të enjte, duke bërë që 1 litër naftë të tregtohet deri 217 lekë.
Vendimi është marrë mbrëmjen e së enjtes në një mbledhje mes Ministres së Ekonomisë, Ministrit të Financave, Ministrit të Energjisë dhe kryeministrit Edi Rama., ku është gjykuar e drejtë rikthimi i Bordit të Transparencës për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve, pas nisjes së konfliktit në Iran.
Qeveria njofton se marzhet e fitimit do të jenë 3 lekë për litër për kompanitë e shumicës, dhe 12 lekë për litër për kompanitë e pakicës.
Tashmë çmimet do të caktohen nga bordi, dhe të gjithë ata që nuk i respektojnë do të ndëshkohen, me gjoba e deri tek pezullim i licencave të tyre.
Bordi që do të ketë në përbërje edhe përfaqësues nga sektori i hidrokarbureve, do të mblidhet sa herë që çmimi i naftës do të lëvizë në bursë.
Gjithashtu qeveria ka vendosur të ndërhyjë në taksa, duke ulur me 20% akcizën. Aktualisht në një litër naftë akciza është 38.8 lekë, dhe me këtu ulje zbret në 31 lekë për litër.
Paralelisht do të vijojë punë edhe Task-Forca për kontrollin tërësor të sektorit, për të mos lejuar spekulimet me çmimet por edhe evazionin, si dhe nuk do të ndalet as monitorimi ditor i pikave të shumicës dhe pakicës. Edhe këtë të premte çmimi i naftës është fiksuar në 214 lekë për litër në pjesën më të madhe te pikave, dhe 217 lekë dhe pjesën tjetër.
Sa i takon çmimeve të produkteve të shportës, qeveria ende nuk ka një plan masash përveç monitorimeve të tregut, për të verifikuar nëse ka shtrenjtim të shpejtë
Komente











Shtyheni per muajin tjeter mase kap 250 litri Se e kane fiksim keta te moderuarit e kryeministrit
Përgjigju