TIRANE- Kur Endri Puka mori drejtimin e shoqërisë prodhuese të naftës në pronësi të shtetit, Albpetrol, në fund të vitit 2013, situata nuk ishte aspak e mirë. Kompania vinte pas një tentative të dështuar privatizimi. Një pjesë e drejtuesve të vjetër nuk ishte fare në detyrë, por kishin ikur prej muajsh. Punonjësit ishin të pamotivuar dhe gjithçka ishte lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë personeli ishte i tejfryrë, me shumë punonjës që nuk vinin fare në punë, por nga ana tjetër çdo muaj merrnin pagën rregullisht. Paralelisht me ta ishte edhe një grup tjetër punonjësish, të cilët nuk kishin një vend pune, por sërish vazhdonin që të merrnin pagën. Ata paguheshin për të qëndruar në dispozicion.
Treguesit financiarë ishin përkeqësuar, borxhet ishin shtuar, duke arritur në 100 milion dollarë dhe marrëveshjet hidrokarbure me kompanitë që shfrytëzonin puset e Albpetrol nuk zbatoheshin.
Detyra e tij nuk ishte e lehtë. “Ndryshimi i parë kishte të bënte me mënyrën e të punuarit. Larguam nga puna njerëzit që nuk kishin një vend pune, ose që nuk kishin pasur asnjëherë pozicion në kompani. Paralelisht me këtë rikthyem në punë inxhinierë me përvojë, të cilët kishin punuar më parë në industrinë e naftës. Sollëm menaxherë të rinj dhe i injektuam stafit një tjetër praktikë pune. Në fund të reformës mund të themi se u larguan rreth 30% e punonjësve, por nga krahu tjetër prodhimi u rrit me 60%. Pra me 30% më pak të stafit u arritën rezultate 60% më të larta”, pohon Endri Puka, administrator i Albpetrol, i cili në një intervistë për Monitor jep detaje për ecurinë e kompanisë, qënë 2014-n shënoi pas shumë vitesh një ecuri pozitive.
Si ka qenë ecuria e Albpetrol në shifra, që nga koha kur u bë ndryshimi i menaxhimit të kompanisë (shifrat e plota për 2013, të ardhurat, prodhimi ditor)?
Gjatë nëntë muajve të këtij viti mund të themi që ecuria ka qenë pozitive për të gjithë treguesit e shoqërisë Albpetrol sh.a.Prodhimi ditor i naftës nga vetë shoqëria Albpetrol sh.a.është rritur me rreth 60%.Rritja e prodhimit ka ardhur si pasojë e programimit më të mirë të punëve të përditshme, por edhe vendosjes në punë të puseve të fondit të ndalur.Bëhet fjalë për rreth 200 puse, të cilat ishin të braktisura për arsye nga më të ndryshmet, që tashmë janë aktive.Përveç prodhimit, fokusi i Albpetrol për vitin 2014 ka qenë i drejtuar edhe te ristrukturimi i shoqërisë, ulja e humbjeve dhe shpenzimeve, si dhe mbledhja e borxheve. Në të katër këto drejtime, rezultatet kanë qenë pozitive, gjë e cila ka ndikuar që Albpetrol gjatë 9-mujorit të ketë dyfishin e faturimeve krahasuar me një vit më parë.
Gjatë 9 muajve të vitit 2014, shoqëria Albpetrol sh.a., ka faturuar për shitje dhe shpenzime më tepër se 9 miliardë lekë. Kjo është një rritje e ndjeshme në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shifra e faturimeve ishte 4 miliardë lekë ose 46 milionë USD mëpak.
Ky është viti i parë pas shumë vitesh që Albpetrol ka një trend pozitiv, pasi në vitet e kaluara, treguesit e Albpetrol kanë qenë vazhdimisht në rënie,si pasojë e uljes së prodhimit si dhe për efekt të Marrëveshjeve Hidrokarbure që parashikojnë një ulje me mesatarisht 15% të pjesës sëAlbpetrol.
Ju flisni për uljen e humbjeve.Nga se ishin krijuar këto humbje dhe çfarë ka ndodhur me to?
Humbjet fizike në naftë krijohen kryesisht si pasojë e vjedhjeve, firove teknike, aksidenteve teknike. Kemi arritur që nga 7259 tonë naftë të humbura në vitin 2014, për 2015-n,rezultatiqë presim është një humbje në nivelin e 650 tonëve. Kjo humbje vjen kryesisht prej firove të transportit dhe humbjeve teknike. Këtë vit kemi arritur të eliminojmë 100% humbjet që shkaktoheshin nga vjedhjetë brendshme apo të jashtme. Ky është rezultati më i mirë i arritur nga shoqëria Albpetrol që nga viti 1991.
Si është situata me borxhet e prapambetura që i kanë Albpetrol kompani të tjera si ARMO, apo detyrimi për të dhënë një pjesë të prodhimit, në bazë të kontratave koncesionare?
Në momentin që ne morëm drejtimin e shoqërisë Albpetrol sh.a., gjetëm një situatë tepër problematike për sa u takon borxheve të shoqërive koncesionare. Në total, gjetëm një borxh që arrinte shifrën e 100 milionë dollarëve.Ky borxh ishte krijuar kryesisht gjatë dhjetë viteve të fundit, si pasojë e shitjes së naftës pa parapagim dhe mosmbledhjes së detyrimeve nga kompanitë.Në drejtim të mbledhjes së detyrimeve të prapambetura nga kompanitë e marrëveshjeve hidrokarbure, Albpetrol, duke shfaqur qartas synimin për të prishur marrëdhëniet nëse nuk shlyen borxhet, i detyroi kompanitë që të pranonin detyrimet dhe të bien dakord për plane të mirëpërcaktuara për shlyerjen e tyre. Vetëm njërës prej këtyre kompanive, gjatë vitit 2014, është duke iu zbatuar një plan për mbledhjen e 23 milionë dollarëve. Ndërkohë, që me debitorin tonë kryesor, kompaninë ARMO, krahas proceseve gjyqësore, po ndiqen edhe negociata për shlyerjen e detyrimit të pretenduar prej Albpetrol prej 50 milionë dollarësh. Menaxhimi i ri i kompanisë ARMO na bën të jemi optimistë që, edhe për këtë çështje, do të kemi një rezultat pozitiv në muajt e ardhshëm.
Po flasim për shuma të mëdha parash që kompani të ndryshme i kanë borxh Albpetrol-it.Po ju, a keni krijuar borxhe ndaj kompanive të tjera?
Në përgjithësi duhet të themi që nuk kemi pasur shumë detyrime ndaj të tretëve.Këtu bën përjashtim vetëm operatori i energjisë elektrike OSHEE (ish-CEZ), ndaj të cilit ishte krijuar një borxh i konsiderueshëm prej 10 milionë dollarësh. Ky borxh është shlyer i gjithi gjatë vitit 2014. Por Albpetrol i detyrohet buxhetit të shtetit një vlerë prej 25 milionë USD, i cili është dividenti që ne i paguajmë aksionerit shtet.
Cilat janë aktualisht tregjet kryesore të shitjes së naftës së prodhuar dhe asaj që merret nga kompanitë e tjera koncesionare?
Në vitet e fundit, Albpetrol sh.a.ka shitur naftën nëpërmjet ankandeve publike, ku në idenë tonë, në shumë raste, nuk është arritur të merret çmimi optimal. Gjatë këtij viti kemi provuar se mund të arrijmë çmime ndjeshëm më të mira, duke negociuar drejtpërdrejt me kompanitë.Mënyra e negocimit, përveççmimit më të lartë, sjell njëkohësisht përfitime, edhe sepse shmang humbjet si dhe kërkon më pak shpenzime për transport dhe kapacitete depozituese.
Si ka qenë ecuria e kompanisë në pjesën e parë të 2014 dhe pritshmëritë për rezultatet e gjithë vitit (të ardhurat, fitimi i pritshëm)…
Jemi optimistë përsa u përket rezultateve që presim deri në fund të vitit. Kemi pritshmëri të larta dhe mendojmë se do të realizojmë një fitim prej rreth 20 milionëUSD. Dhe ky nuk është i vetmi përfitim i shtetit shqiptar nga Albpetrol. Deri më tani, Albpetrol sh.a. ka derdhur në buxhetin e shtetit rreth 35 milionë USD, ose 12 milionë USD më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo është një rritje e ndjeshme e të ardhurave të derdhura për llogari të buxhetit të shtetit.
Cilat janë planet tuaja për të ardhmen në drejtim të investimeve, përmirësimit të teknologjisëetj.?
Fokusi për vitin 2015 do të jetë në vendosjen dhe përmirësimin e disa standardeve, të cilët do ta bëjnë shoqërinë Albpetrol sh.a.më atraktive në rastin e një privatizimi të mundshëm. Një tjetër pikë e rëndësishme është vazhdimi i rrugës për mbledhjen e borxheve që të tretët i kanë shoqërisë Albpetrol sh.a.Gjatë këtij viti ne kemi mbledhur një pjesë të borxhit.
Një projekt i rëndësishëm gjatë vitit 2015 do të jetë shpimi i një pusi kërkimor në zonën e Velcës, në Vlorë. Ky është pusi i parë që shpohet nga Albpetrol sh.a., që nga viti 1995 kur është shpuar pusi i fundit në zonën e Dumresë. Specialistët tanë mendojnë se ka shanse të konsiderueshme që shpimi i këtij pusi të rezultojë me sukses dhe të zbulohet një vendburim i ri.
Po me zonat e tjera kërkimore,çfarë pritet që të ndodhë?
Interesi është tepër i lartë edhe për zonat e tjera.Zona me interes më të madh është blloku i Dumresë.Kjo zonë ka tërhequr vëmendjen e shumë investitorëve. Por edhe zonat e tjera pranë Shpiragut, aty ku shoqëria Petromanas-Shell ka bërë zbulimin e një vendburimi tëri nafte. Zona e Dumresë mendohet që të ketë rezerva që arrijnë deri në 300 milionë barela naftë. Albpetrol sh.a., në bashkëpunim me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, si dhe Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, janëduke u përgatitur për organizimin e një gare për këtë zonë.
Po pse nuk e shfrytëzon vetë Albpetrol këtë zonë, ashtu si në rastin e Velcës?
Rezervuari i Dumresëështë shumë më i thellë se sa ai i Velcës dhe operacionet e kërkimit në këtë zonë janë tej mundësive të Albpetrol sh.a. Duke qenë se kompanitë që kanë shfaqur interes për këtë zonë janë disa nga kompanitë kryesore që operojnë në fushën e naftës dhe të gazit në botë, mendojmë se partneriteti me një kompani të huaj është zgjedhja e duhur. Kjo si për faktin e kapaciteteve teknike, të cilat kompanitë e mëdha botërore i kanë shumë më të mëdha se ne, ashtu edhe për kapacitetet financiare, të cilat duhet thënë që për momentin na mungojnë.
Po në fushën e prodhimit, si është ecuria e kompanive të huaja të cilat monitorohen nga Albpetrol?
Mendoj se ecuria është pozitive për sa i përket prodhimit, për pasojë për vitin 2015, shoqëritë partnere kanë parashikuar investime disa qindra miliona USD nëpërmjet të cilave synojnë rritjen e kapaciteteve të prodhimit. Në vitet në vijim, prodhimi kombëtar mendohet të arrijë 40-50.000 fuçi në ditë, duke e kthyer industrinë e naftës dhe gazit nëindustrinë kryesore nëvend. Ky është një shans i shkëlqyer, por të cilin duhet të jemi të përgatitur ta shfrytëzojmë. Flas kryesisht për shoqëritë private, të cilat duhet të jenë të gatshme të ofrojnë shërbime për kompanitë prodhuese.Sot, shumica e shërbimeve për këto shoqëri, ofrohen prej filialeve të shoqërive të huaja ndërkohë që duhej të ishte e kundërta. Disa shembuj në zonën e Fierit kanë provuar se edhe shoqëri me kapital e menaxhim vendas mund të ofrojnë shërbime të pranueshme me çmime konkurruese. Këto kompani janë përfshirë gradualisht në tregun e shërbimeve për shoqëritë e huaja prodhuesedhe mendoj se shembulli i tyre duhet ndjekur edhe nga shoqëri të tjera të cilat i kanë të gjitha shanset të përfshihen në këtë industri, ku priten zhvillime të rëndësishme. E njëjta gjë ndodh edhe me burimet njerëzore në zonë, të cilat gjejnë vështirësi të përshtaten me nevojat e reja. Albpetrol, në bashkëpunim me ministrin e Mirëqenies Sociale, është duke punuar për rihapjen e shkollave të mesme profesionale për t’u mundësuar të rinjve që të pajisen me profesione për të cilat ekzistojnë shanse të larta punësimi, siç janë profesionet që kërkohen nga shoqëritë e naftës dhe gazit apo ato që ju ofrojnë shërbime këtyre shoqërive.
Marrë nga revista "Monitor"
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com