Nafta në Shpirag, flasin ekspertët! Çoçoli parashikon: Mbi 1 mld euro fitime në 5 vitet e para! Ceko: Nga nafta e Patoz Marinzës marrim squfur, mos e penalizoni

Në Shqipëri kompania shumëkombëshe Shell,  pritet të nisë në tetor testin final nga rezultatet e të cilit do të varet nëse do të vijohet me operacionet e nxjerrjes së naftës dhe gazit.

Dy ekspertët Fatos Çoçoli dhe Enriko Ceko në studion e Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj analizuan efektet që do të ketë në ekonominë shqiptare nëse gjithshka do të shkojë pozitivisht, hovin ekonomik që Shqipëria do të fitojë dhe jo vetëm por dhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të saj

Nga projeksionet eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli thotë se prodhimi parashikohet të nisë nga mesi i vitit 2024 dhe bën një parashikim sesa mund të jenë fitimet e buxhetit të shtetit.

“Gjykojmë se rasti më i mirë i mundshëm, pas testimeve në tetor parashikohet të nisë prodhimi nga mesi i 2024. dhe buxheti të ketë mbi 1 miliarëdë euro brenda 5 viteve të para" tha Çoçoli.

Kush janë fitimet e shtetit?

“Shteti sipas kontratës fiton 10% të rentës mirenare. Është një nga nivelet më të larta në krahasim me kontratat e tjera hidrokarbure ku renta mirerare ka qenë 3%. Nëse kompania del me fitim, tatim fitimi është 50 %. Pra nëse SHELL investion në vitin e parë të prodhimit 300 milionë dollarë dhe pas 2- 3 vitesh prodhimi ka mbuluar shpenzimet e saj kompania deklaron fitimet dhe më pas 50% e këtij fitimit kalon në buxhetin e shtetit” parashikon eksperti i ekonomisë, Çoçoli.

Por do të jetë viti 2025 që do të ndajë ‘shapin nga sheqeri’

Optimizëm i tepurar?
Eksperti Enriko Ceko në studion e Report TV kërkon të jemi me këmbë në tokë. Është tepër pozitive fakti që një kompani si Shell është në Shqipëri por duhet të presim rezultatet.

“Të presim, do të dalë naftë apo nuk do dalë dhe do të jetë me cilësi të mirë apo jo. Nuk mendoj se duhet të bëjmë një krahasim me naftën e Italisë. Shpimet që janë bërë në Shpirag janë bërë dhe para viteve 1990 dhe janë bërë shpime deri në 5300 metra. Kosto mesatare e një pusi është 3 – 4 milionë euro por në formacione gëlqerore, kostot shkojnë në 18 -20 milionë euro. Gabimisht po shkojmë tek maksimumi pa patur gështenjat në zjarr” thotë Cenko.

Një tjetër pikë ku ekspertët kërkojnë të tërheqin vëmendjen dhe i bëjnë .qeverisë është  audit dhe të mos penalizohet nafta e Patoz Marinzës

“Nuk i duhet lejuar kompanisë që të përcaktojë sa ka bërë shpenzime për një vit por duhet audit. Nuk duhet të penalizojmë naftën e Patoz Marinzës. Nafat e rënda janë flori nëse çohen në rafineri të mira. Ektratohen elementë të mirë. Mjafton të marrim squfurin. 1 kg sfuqur kushton mijëra euro në tregun europian. Blihet nga kompani farmaceutike" tha Enriko Ceko

Ndotja e ambientit?
Parimi i BE-së është ai që ndot ai do të paguaj.

Eksperti Çoçoli bisedën në studio e mbylli me optimizëm.

"Nëse në Shpirag janë rezervat e Valgradit atëherë të ardhurat do të jenë deri në 1 miliardë euro"

Nga pikëpamja ekonomike, vetëm investimi i kompanisë për infrastrukturën dhe logjistikën llogaritet të nisë me 3 miliardë euro. E shtrirë në vite kjo vlerë, sipas vetë kompanisë mund të shkojë në 7 miliardë.

Një pjesë e të ardhurave parashikohet të shkojnë për fondin e pensioneve, për investime në arsim apo shëndetësi, ndërsa një pjesë do të përdoret për t’u investuar në tregje brenda dhe jashtë vendit për t’a rritur më tej portofolin e Fondit Sovran.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O zot!: 25/08/2023 19:51

    Ministrja tha €600 million ne vit qe ne 5 vite i thone €3 miljarde, kurse ky “eksperti” thote nje miljarde ne 5 vjet. Po ikni e merrni informacion tek burimi qe eshte qeveria e mos u merrni me njerez rrugesh kot e me kot qe jane te papune e japin mend njerezve me hamendje! Botoni fakte dhe jo opinione!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion