Naftë 50% falas, fermerët e Lushnjes skeptikë: E dimë se si do funksionojë! Duhet mbikëqyrës që të shmanget korrupsioni

LUSHNJE- Kryeministri Rama premtoi se fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas, por fermerët e Lushnjës janë skeptik. Ata u tremben manovrave korruptive  dhe nuk mendojnë që ulja e naftës do të bëhet për fermerë të vegjël.

"Unë nuk e kam fitimin e tokës, po s'kam ku të shkoj, me vaditje paguajnë 5 mijë leëk dynymin. Nëse bën një llogari të thjeshtë dal me humbje.  Me uljen e çmimit të naftës e ka qeveria në dorë. Ministri i bujqësisë të ketë mjetet e regjistruara që të marrin naftën  me ulje çmimi. Edhe të ulet nafta traktoristi aq do e ketë çmimin, jek dhe jek do të ngelë", tha një prej fermerëve.

Fermerët kërkojnë një mbikqyrës midis tyre dhe njësive që porositen për proceset e tokës, nga punimet deri tek mbledhja e produktit.

Fermeri 2: Unë them që mirë e ka qeveria por kush do ta kontrollojë traktorisitin privat. Ai çmimin aq do e mbajë

Fermeri 3: Do të ndikojë, por edhe ne do të prodhojmë me kosto më të lirë por duhet të ndiqet mos nafta ngelet rrugës.

Shumë nga fermerët ngrenë pikëpyetje për skemën  pasi ata nuk e dinë si do të funksionojë ajo për shkak se pjesa me e madhe nuk kanë mjete motorike në dispozicion.

"Çdo gjë ka të bëjë me mekanizmin e monitorimit. Unë përsëri e kam të qartë skemën se kush do ta marrë këtë naftën. Është shumë e vështirë kjo skemë për të funksionuar. Kjo duhet ndjekur nga qeveria, jo se s'ka mundësi që të bëhet. Ne nuk e dimë si do funksionojë", thotë një tjetër.

Kryeministri ndër të tjera tha se aplikimi do të bëhet online dhe çdo fermer me NIPT mund të regjistrohet me një kartë të veçantë për të marrë naftën pa akcizë dhe TVSH.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën