Naftë pa taksa për fermerët, Rama publikon hapat për aplikimin online

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje të gjithë fermerëve që të aplikojnë online në shërbimin e ri në E-Albania për të përfituar naftën falas.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë dhe një video mbi hapat që duhet të ndjekë çdo fermer për të aplikuar.

Aplikimi duhet të kryeht nga data 15 janar – 25 shkurt 2021. Me këtë vendim të qeverisë shqiptare bëhet e mundur heqja e karburantit për prodhim bujqësor e akcizës, taksës së qarkullimit dhe e karbonit.

Duke nisur nga ky vit, fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Përfitues potencial i kësaj skeme është çdo fermer që ka tokë dhe e punon atë. Heqja e taksave do u kursejë fermerëve 80 lekë për çdo litër karburant.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë kreu i Agrobiznesit, Agim Rrapaj, deklaroi se ky është një vendim do rrisë fitimet e fermerëve dhe jo vetëm.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë për fermerët që pas skemës së re mbështetëse për bujqësinë mund të aplikojnë online në shërbimin e ri në e-Albania për të përfituar NAFTË FALAS, ju uroj një ditë të mbarë ***nga çdo cep i Shqipërisë klikoni në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx...

  • 0 Akcizë
  • 0 Taksë Qarkullimi
  • 0 Taksë karboni

Aplikimet nga data 15 janar- 25 shkurt 2021. Video ju njeh me hapat e thjeshtë!

 

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 18- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku