Deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto ka qenë i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar protestën e naftëtarëve,
akuzat nga sindikatat dhe zhvillimet politike, përfshirë votën e Shqipërisë në OKB. Ai i ka cilësuar si burokratë drejtuesit e sindikatave dhe shashka akuzat e tyre se LSI dhe disa OJF u përpoqën ta manipulon protestën e ditës së sotme.
“LSI mbështet protestën e naftëtarëve. Do të vazhdojmë të kërkojmë miratimin e statusit të naftëtarëve. Pretendimet se pas protestave qëndron LSI janë shashka për të politizuar një revoltë të qenësishme. Dua të them që sindikalizmi këtu ka marrë fund, përfaqësuesit e tyre nuk mendojnë të merren seriozisht me problemet, prandaj i detyron këta naftëtarë që keqtrajtohen nga punëdhënësit, këto çështje duhet të zgjidhen në rrugë ligjore. Ata që janë përfaqësues të sindikatave janë burokratë dhe nuk përfaqësojnë interesat e naftëtarëve”.
Haxhinasto nuk ka pranuar që të komentojë kërkesën e prokurorisë drejtuar KQZ për heqjen e mandatit të deputetit të LSI, Rehovica. “Qëndrimi është shprehur se deputeti do të mbajë qëndrimin e tij, do të japë shpejgime, t’ia lëmë atij se cfarë varianti do të sjellë”.
Deputeti i LSI theksoi se në 2018 do të ketë protesta për të ndërgjegjësuar qytetarët për keqqeverisjen. “LSI do të vijojë opozitën luftarake dhe do të ndërgjegjësojë shqiptarët për problemet e mëdha që ka vendi. Patjetër që do të zhvillohen protesta”. Në fund ai komentoi edhe votën e Shqipërisë në OKB duke e cilësuar si gabim, pasi duhet të kishte pasur një konsultim të gjerë.
“Duhet të ishte konsultuar vota me të gjitha institucionet për të gjetur një konsensus të gjerë me qëllim që vota të përfaqësojë popullin shqiptar. Duhej konsultim me Presidentin dhe Kuvendin. Vota ka qenë e nxituar, pasi nuk kishte përse Shqipëria të vendosej në një pozicion të tillë. Shqipëria më e pakta që duhet të bënte ishte abstenimi”.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.4%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3354
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44