TIRANE- Pas letrës së Gogo Nushit, e 22 janarit 1944, botuar një ditë më parë, sjellim sot një tjetër dokument të rëndësishëm për të vërtetën e masakrës së 4 shkurtit në Tiranë.
Autori i këtij dokumenti është Nako Spiru, një tjetër udhëheqës i partisë Komuniste që drejtonte rininë në kryeqytet, i cili rrëfen detaje nga terrori dhe sulmet mes të cilave janë gjendur komunistët në shkurtin 1944.
Letra e tij i drejtohet Koçi Xhoxes (Trashi), Miladin Popoviçit (Ali) dhe Liri Gegës (Muzhik) dhe shpjegon me një shënim në krye të letrës së ato çfarë shkruan janë shkëputur nga një letër që ia ka nisur edhe Enver Hoxhës (Tarasi).
Por çfarë zbulon letra e Nako Spirut? Ndyshe nga ç’shkruan Gogo Nuhsi, për atmosferën në prag të 4 shkurtit (22 janar 44) Nako Spiru tregon rrethanat e vështira pas 4 shkurti. Letra e Spirut është shkruar 13 ditë pas masakrës dhe ai nuk ndalet veçanërisht në atë ngjarje, por bën një rezyme të të gjithë situatës, të cilën ai e quan kritike.
Nis të rrëfejë për një fushatë të egër që është ndërmarrë ato ditë ndaj komunistëve në Tiranë dhe tregon gjithë linjat që ndjekin kundërshtarët e tyre për ti sulmuar. Nako Spiru thotë se çështja e parë që ata trajtojnë në sulemt e tyre është ajo e Dushan Mugoshës dhe e Miladin Popoviçit (kundërshtarët politikë hedhin akuza se partia Komuniste drejtohet nga dy jugosllavë). Akuza të tjera të kundërshtarëve të tyre janë për vëllavrasje të shkaktuar nga komunistët, luftë ideologjike kundër atdheut etj. Sipas Spirut, përmes shtypit e trakteve me këto akuza kundërshtarët e tyre po i sulmonin në të gjithë frontet.
/Shqiptarja.com