TIRANE- Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani ka kënduar mbrëmë në Universitein e Arteve auverturën nga opera “Kavaleria Leggera”, arien “Il Bacio”, arien e Adelës nga operën “Lakuriqi i natës”. Por ajo ka performuar edhe disa këngë të muzikës së lehtë shqiptare si “Pranvera filloi me ardh”, etj, si dhe ka interpretuar “Margjelo”-n e kompozitori Prenk Jakova, e më pas ka vijuar me pjesë nga opera e Puçinit “Manon Lescout”, pjesë nga “La Traviata” e Verdit, muzikali “Cat’s” me pjesën “Memory”, etj.
Mbrëmja e djehsme në skenën e Universitetit të Arteve është organizuar nga Orkestra e RTSH-së, e cila dirigjohej nga Oleg Arapi. Këngëtarja Manjola Nallbani ka kënduar nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të RTSH disa pjesë klasike, musical dhe pop shqiptar.
“Është koncerti parë që hap Stinën Koncertore për 2015”, është shprehur këngëtarja, e cila pas këtij koncerti do të ketë edhe angazhime të tjera muzikore, ku thotë se do të promovojë albumin e saj muzikor.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com