Në amerikë ka nisur një fushatë për të pajisur oficerët e policisë me një medikament të quajtur Naloxone. Ilaçi i quajtur ndryshe dhe Narcan, mund të rikthejë në jetë një person i cili ka kaluar në overdozë, por vetëm nëse administrohet shpejt.
Në një video të hedhur në rrjet nga CNN për të mbështetur fushatën për të pajisur policinë dhe ndihmën e shpejtë më këtë ilaç, tregohet një 29 vjeçare e varur nga droga, e cila ka kaluar në overdozë.
Gruaja e quajtur Liz u gjet në gusht nga Adam Wigglesëorth. Ai së bashku me Louise Vincent janë vullnetarë të programit Greensboro, North Carolina e cila siguron gjilpëra të pastra si dhe asistenca të tjera për të varurit nga droga.
Të dy u munduan të sillnin në vete Liz duke rregulluar frymëmarrjen e saj, por pa efekt. Prandaj ata injektuan një gjilpërë me Naloxene për të parë nëse do të funksiononte. Pasi panë që ilaçi nuk po jepte efekt, ata injektuan edhe një të dytë e cila e risolli në jetë 29 vjeçaren.
Liz falenderoi Adam-in dhe Louise-n të cilët i shpëtuan jetën.
Janë të shumtë personat të cilët po lobojnë në favor të këtij ilaçi.
Në 12 tetor, policia në Lorain County, në Ohio u pajis me Narcan pasi ilaçi u aprovua për përdorim korrikun e kaluar.
Redaksia Online
(Erin Dini /a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com