Zjarri që ra ditën e djeshme në zonën e Pish poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Flakët janë përhapur në zonën e prekur, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të situatës.
Në operacion janë angazhuar dy avionë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka.
Lajmi kryesor:
7 vatra aktive në vend/ Riaktivizohen zjarret në Krastë të Krujës, 2 avionë luftojnë me flakët në Malin e Çikës
LAJMET MË TË VLERËSUARA








