Sali Berisha dhe deputetët e mbledhur rreth tij i kanë dhënë sot fund teatralitetit të betejës me Edi Ramën dhe kanë bashkuar votat me mazhorancën socialiste.
E bën këtë, së pari, në Komisionin e Jashtëm, ku, pavarësisht se pretenduan se kishin dërguar disa ndryshime, sërish votuan në bllok me anëtarët e tjerë të Partisë Socialiste.
Më pas, të njëjtën gjë përsëritën edhe formalisht në seancën pelanare të posaçme ekzaktësisht për këtë gjë, duke e çuar në 113 numrin e votave së bashku me mazhorancën.
Nuk bën as më shumë dhe as më pak veçse votuan që Edi Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes për Gazën, pasi ky i fundit i poshtëroi gjatë fjalës së tij vetëm pak orë para se atë të votonin me kokën poshtë.
E bën një gjë të tillë pas shfaqjes teatrale në seancë, pavarësisht se ngritën llojlloj pretendimesh në funksion të teatralitetit dhe të betejës së tyre kundër qeverisë.
Por në fund e votuan, pa më të voglin dyshim, sepse për gjithçka që bëjnë nuk kanë as turp as cipë as moral as parime, sepse ngrejnë gënjeshtra dhe mashtrime dhe pastaj ‘detyrohen’ të lëpijnë ato që kanë nxjerr nga goja e tyre në funksion të halleve të ditës.
Janë thjesht disa pazarexhinj të rëndomtë, të cilët edhe kur votojnë si ‘qen të rrahur me bishtin ndër shalë’ sërish lëshojnë klithma në ikje e sipër për t’u dukur si të fortë.
Votuan për përfaqësuesin e narko-regjimit të narko-shtetit, për Edvin drogën e krimit, i cili, teksa i tallte, ua përmendi disa herë që do votoni si çeçua për të më çuar mua në Shtëpinë e Bardhë.
Votuan pasi shpresuan që marinasat e Trumpit të zbrisnin në Surrel dhe ta rrëmbenin në thes nën shembullin e Maduros së Venezuelës dhe, meqenëse nuk ndodhi një gjë e tillë, ia ‘paketuan’ vetë Trumpit dhe ia dërguan në tryezë si trofe.
Do thotë ndokush teksa lexon këto rreshta: Çfarë të bënin? Ishin të detyruar. Sigurisht që nuk kishin çfarë të bënin, sepse për raste të tilla populli ynë bujar ka atë shprehjen e famshme të urtë dhe plot mençuri: “Kur ta ‘vë’ Kadiu nuk ke kujt t’i ankohesh!'. Dhe këtyre kjo u ka ndodhur që prej ‘non gratës’ së Saliut.
Thjesht e shtyjnë me ankesa për përdorim të brendshëm partiak, për zhurmë dhe për shfaqje, për cirk dhe për teatër gjasme opozitë, sepse kur vjen puna për qëndrime, u pa se si shkuan dhe bashkuan votat me narko-regjimin e Edi Ramës, pikërisht për ta çuar përfaqësuesin e kartelit në Shtëpinë e Bardhë në SHBA./Tema
Komente










