TIRANË – Pak minuta pasi mazhoranca ka firmosur për Bujar Nishani, Fatos Nano ka reaguar për të tretën herë Brenda pak orësh. Këtë herë Nano akuzon direkt kryeministrin Berisha si përgjegjësin për krizën e rëndë ku, sipas tij, po zhytet vendi. Ai i bëri urimet Presidentit të zgjedhur Bujar Nishani ndërsa la të kuptohet se do të dëgjojmë përsëri nga ai në një të ardhme jo të largët.

NANO: SUKSESE NISHANIT, DO RIDEGJOHEMI
Ora 19:55 - Kandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano, i shprehu sot urimet “më të sinqerta Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, Bujar Nishani. Sot Shqipëria ka Presidentin e saj më të ri i cili ka dalë nga një votim transparent në Kuvend. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë të bashkohen, e Presidenti i ri Bujar Nishani më tepër se kurrë duhet të simbolizojë unitetin kombëtar. Të gjitha energjitë tona të përbashkëta, të të gjithë klasës politike, qeveri dhe opozitë, të qytetarëve dhe në bashkëpunim me partnerët euroatlantikë duhet të fokusohen tek reformat e integrimit europian dhe manifestimet sa me dinjitoze te atdhetarise ne kete 100 vjetor të shtetit shqiptar”, thuhet në deklaratën e shkurtër të Lëvizjes Nano për President.

Në të njëjtin njoftim saktësohet se “Lëvizja Nano për President që sot e konsideron të përmbyllur misionin e saj. Më tutje do t’ju njoftojmë për trajtën e saj të re”.

BERISHA PERGJEGJES I KRIZES
Ora 17:05 - “Sali Berisha dëshmoi e po dëshmon papërgjegjshmëri totale ndërsa ka rënë në nivelet meskine të lojërave të pushtetit dhe si partiak i devotshëm çmontoi e po çmonton, vendosi dhe po vendos në rrezik tejet serioz të gjitha shanset e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm, e të shëndetshëm, për integrimin europian dhe për partneritet dinjitoz euroatlantik. Sali Berisha u dëshmua i paaftë të sillet si shtetar, e si i tillë u dëshmua i paaftë për të vazhduar për ti udhëhequr shqiptarët në proçeset e mëtejme integruese dhe zhvilluese.”, thuhet në deklaratën e shpërndarë mediave nga Lëvizja për Nanon President.

Sipas ish kryeministrit Berisha u tregua i aftë vetëm të dështojë për herë të dytë me pamundësinë e tij për të zgjedhur një President të denjë me staturë e sprovim shtetari për të mirën e Shqipërisë.
“Fatos Nano gjykon se Sali Berisha është përgjegjës i padiskutueshëm në këtë krizë fatale ku ka hyrë Shqipëria me proçesin e zgjedhjes së Presidentit, ku numrat mund të bëhen për ta zgjedhur një President sipas Ligjit e Kushtetutës, por morali e vlerat janë zhbërë për të pasur një President sipas kërkesave, parimeve e vlerave Euroatlantike”, thekson deklarata.
Nano më tej, i drejtohet opinionit publik se sot është dita të ndërgjegjësohemi të gjithë së bashku për të mos lejuar më partiakët e kryetarët e partive që të nëpërkëmbin fatet tona dhe të rrezikojnë partneritetet tona euroatlantike dhe integrimin europian.


"NISHANI, GAFE KUSHTETUESE"
Ora 16:00 - Pak orë pas deklaratës publikes të mazhorancës së Bujar Nishani do të jetë kandidati i ri për President, Fatos Nano e cilëson këtë vendim si gafë kushtetuese.
“Sipas Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, njė Ministėr i Kabinetit Qeverisės nuk mund tė kandidojė pėr President nė rast se ai nuk ka dhėnė mė parė dorėheqjen. Dhe doreheqja e tij ka vlerė ligjore vetėm pasi ėshtė pranuar me dekret nga Presidenti i Republikės, per t'u votuar nga Kuvendi”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes për Nanon president.
Sipas ish kryeministrit socialist referenca e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese pėr rastin e heqjes sė Mandatit tė Deputetit Ilir Beqja, e bėn antikushtetues kandidimin e Ministrit Bujar Nishani pėr President, pa pėrmbushur mė parė tė gjithė proēedurėn ligjore tė dorėheqjes.
“Fatos Nano i tėrheq vėmendjen shumicės qeverisėse qė tė mos e thellojnė krizėn duke bėrė edhe shkelje kushtetuese pėrveç shkeljeve tė rėnda morale e politike qė janė bėrė derisot”, nënvizon deklarata.
Nano i bėn apel shumicės qeverisėse qė tė respektojė e vlerėsojė me qetėsi e seriozitet te thellė, thirrjen e vazhdueshme tė partnerėve euroatlantikė pėr tė mos e kthyer proēesin e zgjedhjes sė Presidentit nė njė proēes tė zgjedhjes sė njė Ministri tė Kabinetit.
“Tė nderojmė Kushtetutėn, tė nderojmė qytetarėt shqiptarė, tė nderojmė edhe Partnerėt tanė Euroatlantikė”, përfundon deklarata.


ISH KRYEMINISTRI APEL RAMES
Ora 14:00 - Kandidati i vetëofruar për President, Fatos Nano ka reaguar pas ndryshimeve të papritua në garën presidenciale ditën e sotme.
Nëpërmjet një deklarate për shtyop të Lëvizjes, Nano thekson se po ndjek me vëmendje të gjithë këtë kaos total që po shkaktojnë Kryetarët e Partive të cilët tashmë për shkak të llogarive e axhendave të tyre të ngushta partiake, po e kthejnë proçesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, në një proçes të turpshëm dhe në një rrezik të madh për fatet e vendit dhe të integrimit europian.


“Turp dhe vetëm turp mund të konsiderohet gjithçka po ndodh me proçesin e zgjedhjes së Presidentit.
Turp sepse ka arratisje nga serioziteti.
Turp sepse ka arratisje nga përgjegjshmëria.
Turp sepse ka arratisje nga integrimi.
Turp sepse ka arratisje nga Europa.
Turp sepse ka arratisje nga gara e lirë dhe e ndershme.
Turp sepse ka arratisje nga konsensusi.
Turp sepse ka arratisje fatale nga atdhedashuria.
Ky është momenti, kjo është dita që përtej dështimit të derisotëm, Kryetarët e Partive, gjithësesi të ngrihen përmbi honet e llogarive të ngushta politike partiake që fundosin Shqipërinë, dhe të lartësohen me përgjegjshmëri të lartë kombëtare në nivelin e parimeve të atdhedashurisë për ta ngritur Shqipërinë në meritën e vlerën që i takon si një vend Europian.
Fatos Nano ka deklaruar e ripërsërit se mbetet i vetëofruar për klasën politike shqiptare dhe publikun shqiptar për të patur mundësinë për të synuar konsensusin, ose për të garuar e për ta fituar këtë garë”, thuhet në deklaratë.

Fatos Nano i bën thirrje Partisë Socialiste që të ngrihet në lartësinë që kërkon momenti, e të mos i shmanget e as druhet garës.
“Fatos Nano i bën thirrje Partisë Socialiste që së bashku me Fatos Nanon duke bashkuar traditën, historinë, vlerat më të mira të Partisë Socialiste në këto 22 vite, ta fitojmë këtë garë bashkë, bashkë, bashkë. Fitorja e përbashkët e sotme le të jetë parathënie e hyrjes në historinë fituese të mëtutejme për Partinë Socialiste, për të gjithë shqiptarët, për Shqipërinë. Së bashku të bëjmë fituese Shqipërinë”,shprehet Lëvizja Nano në deklaratën e fundit.

(aq/shqiptarja.com)