Nano kafe me Arvizu: Jam
optimist se do ta fitoj garën

Nano kafe me Arvizu: Jam<br />optimist se do ta fitoj garën
TIRANE- Kandidati i vetëshpallur për president deklaron se nuk do të tërhiqet nga gara deri në momentin kur të zgjidhet presidenti.  "Emri im mund të jetë i një presidenti mbi palët. Nëse ka garë të ndershme jam optimist se do ta fitoj garën. Nuk tërhiqem. Unë do largohem me të njëjtën qetësi dhe dashmarisë në momenti kur zgjidhet president. Jam optimist se do të fitoj garën. Emri im mund të jetë i një presidenti mbi palët. Nuk tërhiqem. Unë do largohem me të njëjtën qetësi dhe dashmarisë në momenti kur zgjidhet president”- deklaroi Fatos Nano menjëherë pas takimit me ambasadorin e SHBA-se në Tiranë Aleksandër Arvizu.

Takimi me ambasadorin Arvizu u zhvillua në një nga lokalet zonës së bllokut  pikërisht te "Bonaparti", shumë pranë presidencës. Nano tregon se në takim kishte shkëmbyer informacion me ambasadorin “që zgjidhja e sfidës presidenciale, të jetë jo konfliktuale e në dobi të integrimit e të shuajë tensionet që janë mes palëve”

I pyetur në lidhje me zërat se edhe nëse gjen mbështetjen e PS nuk e ka tek LSI Nano u përgjigj duke komentuar se “kjo është një lojë kungulleskash mes Ramës e Metës se gjoja nuk po bien dakord për kandidaturën time. Unë jam i vëmendshëm të mos i shtoj konfliktet por ti zbus ato. Interesi i vendit është më i madh sesa interesi i përbashkët Rama- Meta”- tha Nano
I pyetur për një rikthim të mundshëm në politikë, ndoshta me një parti të re, Nano u përgjigj “Unë jam në politikë, PS është partia ime e zemrës dhe nëse ajo do të lëngojë siç po vuan, do të kthehem tek ajo me gjithë zemër.”

Ky nuk është takimi i parë që ambasadori amerikan Arvizu zhvillon me ish kryeministrin Nano ndërkohë që prej ditësh ambasadaori është përfshirë në takime intensive me drejtues të lartë të qeverisë dhe të opozitës si dhe me politikanë të tjerë.

Nesër në seancën parlamentare do të votohet për datën se kur do të zhvillohet raundi i tretë i votimit për presidentin.

Nano dje nëpërmjet një deklarate për shtyp u bëri dje thirrje liderëve kryesorë të politikës shqiptare që të mbashkohen në një Aleancë të Madhe Mirëbesimi, “për të ndërtuar proçese të mirëbesuara e mirëkuptuara në mënyrë që të sigurohen prokute demokratike, të lira, properëndimore, proeuroatlantike”.

Për të përmbushur kriteret e nevojshme të integrimit europian dhe reformat që i nevojiten vendit “Shqipërisë nuk i duhet një president i dobët, i trysnueshëm, i joshshëm nga pushtetet dhe loja politike e palëve, apo josipërmarrës dhe mostrazues i ujërave. Shqipërisë – sipas Nanos – i duhet një president dalëzots” dhe për këtë ai vazhdon t’i ofrohet vendit.

Dy raundet e para të votimit dështuan pasi nuk u paraqit asnjë kandidat zyrtar për president, ndërkohë që të paktën publikisht , nuk është arritur ende në një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për një president konsensual. Shumica ka ftuar opozitën që të ofrojë edhe ajo kandidatin e saj, ndërsa mbështet propozimin e saj për anëtarin e gjykatës Kushtetuese Xhezair Zaganjori. Kryetari i PS Edi Rama ka folur në një intervistë mbrëmë për “Tonight” në “Ora neës” u shpreh se është i gatshëm për të propozuar një kandidat për president nëse e krijohen modalitetet e duhura. Ai tha se është gati për bashkëpunim me Metën nëse ikën nga mazhoranca, ndërkohë që kërkoi garanci për rotacion paqësor pushteti. Pyetjes direkte pse nuk mbështet kandidaturën e vetëshpallur të ish-kreut të PS, Fatos Nano, Rama iu përgjigj duke pohuar se nuk e shikon dobishme që t’i thotë mazhorancës “na jep një emër se ne kemi emrin tonë”. Por a krijon moskandidimi i Nanos një rrezik për zgjedhjet e 2013? “Kjo nuk është beteja për Partinë Socialiste
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit

Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit