Nanoshkenca dhe nanoteknologjia zbresin në Tiranë

Nanoshkenca dhe nanoteknologjia zbresin në Tiranë

Foto ilustruese

Në vijim të Reformës së thellë që ka nisur Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe në zbatim të strategjisë për të ringjallur kërkimin shkencor në vendin tonë dhe për ta bërë atë efektiv dhe në shërbim të jetës shoqërore, më datë 23 janar u krijua zyrtarisht pranë Akademisë së Shkencave Njësia kërkimore-shkencore e Nano-teknologjisë dhe Nano-shkencës e quajtuar NANOAlb. Po atë ditë u zhvillua edhe një workshop të cilin e drejtoi akademiku i njohur i nivelit botëror, Prof. Arben Merkoçi.. Në këtë veprimtari krahas shkencëtarëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e rajoni merrnin pjesë rektorët e universiteteve publike si dhe ambasadorët e Japonisë, shkëlqesia e tij z. Makato Ito dhe i Spanjës z. Vicente Canelles Montero.

Pak histori

Nanoshkenca dhe nanoteknologjia janë ndër dijet dhe teknologjitë pararojë të shekullit. Aplikimet e tyre përfshijnë shumë fusha, duke filluar nga diagnostikimi dhe shërimi i sëmundjeve, monitorimi i ndotësve të mjedisit, përgatitja e pajisjeve të reja për energjinë, përftimi i materialeve të avancuara me interes të jashtëzakonshëm jo vetëm në kërkime shkencore, por edhe në transferime teknologjike e industriale.

Nanoteknologjia është një shkencë që përshkon gjithë shkencat e tjera. Ajo kërkon bashkëpunim me një seri shkencash si: kimia, biologjia, fizika, elektronika, matematika dhe informatika. Kjo e ka bërë nanoteknologjinë një shkencë gjithëpërfshirëse në mbarë botën, dhe të tillë do ta bëjë edhe në Shqipëri. Për këtë arsye krijohet “Njësia e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë Shqiptare” (NANOAlb) pranë Akademise së Shkencave të Shqipërisë, njësi e cila mbajti edhe Workshopin e saj të parë në Tiranë.

Përse do të shërbejë NANOAlb-i?

NANOAlb-i do të ndihmojë në koordinimin dhe forcimin e aktivitetit në fushën e nanoteknologjisë të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi duke i hapur rrugën në të ardhmen, me ndihma të Komunitetit Evropian e organizmave të tjera, edhe krijimit të një qendre të specializuar në këtë fushë. NanoAlb –i do të mundësojë

ndërtimin e një qendre të ekselencës e cila do të shërbejë edhe si model për qendra të tjera. Nga ana tjetër, duke qenë nga të vetmet në zonë, ajo do t’i shërbejë pozicionimit të Shqipërisë në këtë fushë kaq të rëndësishme që të bëhet lider në Ballkan për të shërbyer si një urë bashkëpunimi me qendra të tjera të rëndësishme të nanoteknologjisë në Evropë dhe botë.

Si do të funksionojë

Objektivi kryesor i aktiviteteve të lidhura me nanoteknologjinë do të jenë fushat me rendësi jetike per vendet tona si diagnostikimi i shpejtë i sëmundjeve (duke përfshirë epidemitë), analiza e ndotësve emergjentë (metalet e rënda si merkuri, plumbi, kadmiumi, pesticidet e përdorura në bujqësi dhe lënde të tjera kimike të rrezikshme për shëndetin e njeriut të përdorura në industri të ndryshme), dhe zhvillimi i teknikave bashkëkohore si biosensorë e pajisje me një kosto eficiente.

Ne fazen e parë NanoAlb-i do të jetë një rrjet virtual i bashkëpunimit midis kërkuesve shkencorë që punojnë në ketë fushë për t’u shndërruar më pas, mbi bazën e fondeve të fituara, në një qendër reale të ekselencës. Një pjesë e pjesëmarrësve në këtë workshop do të jenë drejtuesit e ardhshëm të grupeve shkencore te asociuar tek NanoAlb-i të cilët do të mbajnë ndërkohë edhe pozicionet që kanë aktualisht në universitete apo qendra të tjera.

Kërkimi/aplikimi i fondeve të kërkimit shkencor në Komunitetin Evropian si dhe agjenci të tjera ndërkombëtare, rajonale e kombëtare, organizimi i konferencave /workshopeve vjetore në ketë fushë (mbas këtij takimi të parë), komunikimi i vazhdueshëm i rezulateve më të rëndësishme shkencore tek shoqëria shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, ngritja e rrjetit virtual te bashkëpunimit me shqiptarët që punojnë në ketë fushë në të gjithë botën për të mundësuar përfshirjen e tyre në aktivitetet e NanoAlb-it, përgatitja e një strategjie kombëtare (në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe institucionet përkatëse, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Industrisë, Bujqësisë dhe Mjedisit etj.) që do të mbështesë më tej NanoAlb-in si dhe koordinimi dhe nxitja e aktiviteteve transferuese të teknologjisë (bashkëpunimi dhe përfshirjen e industrisë shqiptare dhe asaj të huaj me aktivitetet në fushën e nanoteknologjisë në Shqipëri), janë disa nga aktivitetet e ardhshme të kësaj qendre të cilat diskutohen edhe në këtë workshop të parë.

Ky workshopi i parë i organizuar në Tiranë do të ndiqet po këtë vit edhe nga dy evente të tjera, nje woorkshop i bashkëpunimit në fushën e nanoteknologjisë midis Shqipërisë, Spanjës dhe Japonisë që do të mbahet në fund të ketij muaji në Tokio (http://www.1and2dm.com/2020/nanoworkshop.php ) dhe më pas Konferenca Ndërkombëtare “Trends in Nanotechnology TN2020” që do të mbahet në Tiranë në tetor 2020 (www.tntconf.org/2020/index.php?conf=20).

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Akademik Prof. Arben Merkoçi,  Koordinator i NanoAlb, Profesor i ICREA,

Instituti Katalan i Nanoshkncës dhe Nanoteknologjisë,

Barcelonë, Spanjë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë