Napoleon Hill: “Mendo dhe
bëhu i pasur”

Napoleon Hill: “Mendo dhe<br />bëhu i pasur”
“Mendo dhe bëhu i pasur”, botuar në shqip nga OMSCA-1  është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t’i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan.

Hilli studioi karakteristikat e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe zbuloi 16 “ligjet” që duhen zbatuar nga njerëzit për të arritur suksesin në jetë. “Mendo dhe bëhu i pasur” i ka përmbledhur këto ligje në 13 parime, në formën e një filozofie personale. Drejtuesi ndërkombëtar Mark Victor Hansen thotë se koha ka provuar që dy prej këtyre parimeve janë jashtëzakonisht të rëndësishme: 1) Parimi i Mendjes Mjeshtërore dhe 2) “Ta kesh të qartë se ku do që të mbërrish.”
 
Napoleon Hillshkrimtar amerikan u lind më 26 tetor1883 në Pound River, Wise Country, dhe ndërroi jetë nëVirginia, South Carolina në 8 nëntor 1970. Libri i tij më i njohur “Mendo dhe bëhu i pasur” është ndër librat më të shitur në botë të të gjitha kohërave.

Hilli u rrit në një familje e vobektë, nëna e tij Sarah Sylvania Blair e la në moshën 10 vjeçare. Dy vjet pas vdekjes të së ëmës, i ati James Monroe Hill u martua me një grua tjetër. Në moshën 13-vjeçare Napoleoni filloi të shkruante për një gazetë lokale dhe të ardhurat i përdorte për financimin e shkollimit të tij juridik.

Kthesa në jetën e Hillit ndodhi më 1908, kur ai studionte dhe publikonte biografitë e njerëzve të famshëm. Ai bëri një intervistë me industrialistin më të pasur të asaj kohe në Amerikë, Andrew Carnegie-in. Carnegie besonte se udha e suksesit mund të shprehej me një formulë të thjeshtë. Hilli i kishte lënë përshtypje të mira atij dhe e angazhoi që të intervistonte 500 persona që kishin arritur të bëheshin milionerë, për të zbuluar formulën e suksesit të tyre.

Në kuadër të studimit që kishte marrë përsipër, Hilli angazhoi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, George Eastman, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, William H. Taft, Woodrow Wilson dhe Jennings Radolph. Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet, kohë gjatë së cilës ai punonte si këshilltar i Andrew Carnegie-t.

Më 1937, pas një periudhe katërvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillit “Mendo dhe bëhu i pasur”, një ndër librat më të kërkuar në botë. Sipas revistës “Forbes” (mars 2011) “ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë në vitin 1937 dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike