Jo vetëm që paqja është rikthyer te Napoli i futbollit, por duket se idili midis De Laurentiis dhe Contes është i destinuar të vazhdojë pafundësisht. Presidenti dëshiron të zgjasë marrëveshjen me trajnerin për dy vite të tjera, siç raportohet nga 'Il Mattino' dhe 'La Repubblica'. Antonio do të qëndronte deri në vitin 2029, jo deri në vitin 2027 kur i skadon edhe kontrata.
Kjo është ideja e Aurelio De Laurentiis dhe mbetet për t'u parë se çfarë ka në mendje trajneri. Sigurisht, nga Bologna (një humbje në kampionat) te Bologna (fitore në finalen e Superkupës së Italisë) duket sikur ka kaluar një shekull, me pakënaqësinë, punën e zgjuar dhe thashethemet për largim.
De Laurentiis, për të qenë i drejtë, gjithmonë e ka mbrojtur trajnerin dhe pas finales në Riad, vazhdoi të përsëriste se sa e rëndësishme është puna e Contes. "Pse, a kishit ndonjë dyshim për të?", ishte ndërhyrja që ai iu drejtua gazetarëve ndërsa lojtarët përgatiteshin për të ngritur Superkupën e Italisë.
Por a dëshiron Antonio të qëndrojë? Historia e tij na tregon se vetëm një herë ka qenë në një klub, përfshirë ekipin kombëtar, për më shumë se dy vjet; me Juventusin nga viti 2011 deri në vitin 2014.
Disa thonë se Conte dëshiron të rimarrë punën e tij si trajner i Italisë pas Kupës së Botës 2026. Sidoqoftë diçka e tillë do ndodhte pas mandatit të Gattusos. Megjithatë, rezultatet e Rinos ia vlejnë të vlerësohen. Nëse ai e çon Italinë në Kanada-Meksikë-SHBA dhe më pas në një çerekfinale të mundshme, do të jetë e vështirë për Federatën Italiane të Futbollit t'i thotë lamtumirë.
Ndaj me shumë të panjohura në sfond, Conte duket se është i destinuar të qëndrojë te Napoli.
Komente






