Ashtu sikurse paralajmëroi menaxheri i tij, Mario Giuffredi, për Elseid Hysaj po projektohet rinovimi i kontratës me Napoli nderi në vitin 2023.
Në fakt, një lëvizje e tillë është e pashmangshme pas vendimit të presidentit De Laurentiis për të mos e shitur te Chelsea. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare konsiderohet një element shumë i rëndësishëm për organikën e Ancelottit, por për ta bindur që të mos kërkojë largimin në një ta ardhme të afërt drejtuesit e Napolit do t’i ofrojnë rinovimin e kontratës me rritje të ndjeshme të pagës.
Nga marrëveshja e re shkodrani do të përfitojë 2.4 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2023.
Gjithashtu parashikohet që të hiqet edhe klauzola e largimit, në mënyrë që futbollisti të mos tundohet nga klubet e mëdha europiane, pasi më parë duhet bindur klubin napolitan për ta shitur.