Në Itali Napoli I Carlo Anchelotti-t nuke ka diskutuar përballjen me Lecce-n pasi ka fituar pastër me rezultatin 1-4. Serinë e golave e nisi Fernando llorente në minutën e 28, ndërsa pak çaste para se të mbyllej pjesa e parë Insigne dyfishoi me penallti. Pjesa e dytë ndërkohë nisi me të njëjtën muzikë si e para, me Napolin që gjeti edhe golin e tretë falë Fabian Ruiz.
Vendasit u përpoqën të reagonin dhe e bënë diçka të tillë me Mancosu që ekzekutoi saktë një penallti, por që ky episod ishte shumë pak për t’i ndruar udhë sfidës. Për të vulosur rezultatin mendoi sërish Fernando Llorente, i cili duket se po kalon një formë të mirë në këtë fillim sezoni.
Ashtu si Napoli edhe Roma ka marrë tre pikët në këtë javë të ‘Seria A’. Skuadra verdhekuqe ka liakuiduar në transfertë Bologna-n me rezultatin 1-2. Fillimisht miqtë nga kryeqyteti gjetën golin me Kolarov, ndërsa Sansone pak çaste më pas barazoi përkohësisht. Golin vendimtar në këtë sfidë e realizoi Dzeko në ekstremin e lojës, ekzaktësisht në minutën e 94.