Pasi kreu vizitat mjekësore ditët e fundit Napoli ka bërë edhe zyrtarizimin për mbrojtësin e Verona-s Amir Rrahmani. Ish-futbollisti që në të kaluarën ka qenë pjesë e Partizanit në Superligë ka firmosur për 5 vite me skuadrën e jugut të Italisë, që drejtohet nga Gatusso dhe që për momentin nuk po kalon një moment të mirë.
Mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet e operacionit. Marrëveshja mes klubeve është mbyllur për 14 mln euro, ndërsa 1.5 mln të tjera do të jenë në formë bonusesh. Ndërkohë vetë futbollisti te Napoli do të ketë një pagë sezonale .8 mln euro.
Edhe këtë sezon Rrahmani do të luajë te Verona, ndërsa me Napolin do të bashkohet në verë.