'Narcotica'/ Alibeaj: Shqipëria, parajsë për krimin, BE nuk hap negociatat

'Narcotica'/ Alibeaj: Shqipëria, parajsë për krimin, BE nuk hap negociatat

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka vijuar me akuzat kundër qeverisë Rama pas dokumentarit italian “Narcotica” ku flet për fuqizimin e grupeve shqiptare të trafikut të kanabisit nga Shqipëria, por edhe kokainës nga Amerika Latine. Demokrati thotë se dokumentari faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes. Sipas tij, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare. Por zv/ministrja e Brendshme Voda mohoi sot akuzat e opozitës.

Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt
Dokumentari i televizionit publik italian Rai 3, “Narcotica” faktoi në mënyrë dramatike se Shqipëria po rimbillet me kanabis, se krimi i organizuar shqiptar është i mbështetur në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se Shqipëria është qendra e shpërndarjes në Europë të kokainës nga Amerika Latine dhe heroinës dhe Afganistani. As heshtja e Edi Ramës, as fshehja e Sandër Lleshajt dhe as mashtrimet e Ardi Veliut nuk e ndryshojnë dot të vërtetën e mësuar ndërkombëtarisht se Shqipëria operon si një narkoshtet.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është parajsa e krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, që veprojnë me garanci politike e qeveritare.  Me zë dhe figurë drejtuesit e antimafias italiane pohojnë se vendi ynë është kthyer në qëndër të trekëndëshit të trafikut të drogës Meksikë-Kolumbi-Shqipëri, bazë e tranzitit të drogës nga Afganistani si dhe vend ku kultivimi i kanabisit është 5-fishuar krahasuar me një vit më parë, me një qarkullim monetar prej 3 miliard euro në vit. Edi Rama hesht për veprën e tij “Kanabistan 2019”, sepse, me mbështetjen e tij, Shqipëria, veçanërisht Tirana, është shndërruar në lavatriçen më të madhe në Ballkan për pastrimin e miliardave të drogës.

Dyshja që helmoi shqiptarët me drogë dhe me gaz, që nuk lënë rast pa sulmuar qytetarët e vet, nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë, jo më të veprojnë kundër mafias me të cilën po qeveris mbi miliardat e drogës.  Shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e krimit të organizuar dhe kriminelëve të kërkuar në Europë është një akt i rëndë kundër interesit kombëtar.  Për një vend të qeverisur në ortakëri me mafian që trafikon drogën nga Amerika Latine, Afganistani  dhe Kolumbia, Bashkimi Europian nuk ka për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare e Edi Ramës. Në Tetor nuk ka negociata me Bashkimin Europian, sa kohë kemi një qeveri që është ortake me krimin e organizuar dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. Shqipëria mund të hapë derën e Europës vetëm duke larguar nga drejtimi i vendit organizatën kriminale të Rilindjes dhe kryeministrin, që ka blerë pushtetin me paratë e trafikut të kanabisit, heroinës afgane dhe kokainës kolumbiane. Shqipëria mund të hapë derën e Bashkimit Europian vetëm duke ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin, ata që me krimin dhe paratë e drogës blenë zgjedhjet. Shqipëria e hap derën e integrimit vetëm me prangat në duart e atyre që e kanë kthyer vendin në bazë të trafikut të drogës nga Amerika Latine e Afganistani drejt Europës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 10/08/2019 10:23

    Mbetet jashte parlamentit,prandaj lehni si qejt.PERFUNDIMISHI ju ka ardhe fundi o bande e mashtruesve,intriganteve.

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 09/08/2019 21:26

    .... me sqepar te hapsha varrin...

    Përgjigju
  • Ali Pasha: 09/08/2019 17:53

    O Ali Bej e shihni qe u ka ardhur fundi o ushunjezat e "demokracise" o brilantet e vjedhjes o specialistet e korrupsionit o dirigjentet e analfabetit o morrat e politikes.

    Përgjigju
    • Arbëri: 10/08/2019 08:52

      Këta kriminelët me pervojë e din se si vidhet...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive