VLORE-Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda mohon akuzat e PD-së në drejtim të qeverisë lidhur me dokumentarin e 'Rai 3' mbi kanabizimin e 1/3 së vendit dhe fuqizimin e grupeve shqiptare të trafikut të kokainës dhe heroinës, por pa harruar kanabisin. Gjatë inaugurimit të zyrave të reja të Aleat në Vlorë, Hoda shtoi se sipërfaqet me kanabis janë pakësuar dhe se nuk është e vërtetë se kultivimi është shtrirë në 1/3 e vendit. Për zyrtaren e ministrisë së Brendshme mbi Shqipërinë po hidhet baltë e pamerituar ndërsa shtoi se klanet shqiptare nuk mund të krahasohen me nivelin e trafikut në portet spanjolle, britanike apo turke.
"Më vjen shumë keq që nga një vend i vogël si Shqipëria, që po bën përpjekje të mëdha për të hapur negociatat në BE, shpesh herë ndoshta hidhet edhe baltë, hidhet baltë e pamerituar edhe mbi policinë e shtetit, e cila në shtator do ti nënshtrohet vettingut.
Fillon vettingu me gradat e larta të policisë së shtetit dhe kjo është fytyra e vërtetë e policisë së shtetit shqiptar sot. Historia e kanabisit është e shkuar, ky është një lajm i medieve, jo zyrtar, më erdhi keq, u trishtova kur pashë lajmin. Që nga 2017 vazhdon një vëmendje e shtuar e policisë ndaj kanabisit. Rekomandimet e fundit në progres raport kanë qenë pozitive. T'u referohemi institucioneve zyrtare, jo medieve" tha ajo.
Në dokumentarin e medieve italiane me titull "Narcotica" tregohet trafiku i drogës në trekëndëshin Meksike-Kolumbi -Shqipëri me destinacion Italinë dhe Europën. Grupet kriminale shqiptare, sipas dokumentarit janë fuqizuar ndjeshëm në trafikun e lëndëve narkotike, aq sa po kërkonin të blinin një nëndetëse për të trafikuar kokainën e ardhur prej Amerikës së Jugut përmes Mesdheut.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti i SPAK: Veçoritë e grupeve kriminale shqiptare nga Shkodra, në Vlorë! Harta ku veprojnë! Të përfshirë dhe biznesmenë të fuqishëm, lidhje me policë e funksionarë të drejtësisë
4 Prill, 15:31
-
Shisnin ekstazi në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, arrestohen 5 persona! Sekuestrohen 10 mijë doza, droga vinte nga Kosova
14 Gusht 2023, 22:47
-
'Shqiptarët janë krerët e trafikut të drogës' Artikulli britanik: Bandat u bënë shtysë për vrasjet, nisën që në 2015-ën
28 Korrik 2023, 13:53
-
Shkatërrohet banda italo-shqiptare! 3 shqiptarë të arrestuar dhe 12 të dyshuar në përfshirjen e trafikut të drogës (EMRAT)
18 Korrik 2023, 08:41
-
Raport i OKB: Është rritur prodhimi global i kokainës, grupet shqiptare rol të rëndësishme në treg! Shpërndajnë drogë në Evropë
16 Mars 2023, 10:58
-
Arkë me peshk për të bërë një punësim në ministri, Apeli konfirmon dënimin me 1 vit e 3 muaj për ish zv. ministren Rovena Voda
11 Janar 2023, 14:44
-
'Përmasat e trafikut të drogës në Shqipëri', sot në '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv
28 Nëntor 2022, 18:40
-
Raporti/ Antimafia Italiane: Bandat shqiptare trafikantë të suksesshëm! Lëvizin sasi të mëdha droge ‘me çmim të konkurrueshëm’ nga Amerika Latine
1 Tetor 2022, 21:02
-
Saimir Tahiri në dokumentarin italian, çfarë tha pak para se të dënohej me burg: S’jam i korruptuar, më vunë bombat! Marijuana në Shqipëri, histori varfërie
24 Shtator 2022, 09:24
-
Një arkë peshk dhe një celular e çuan 10 muaj në burg, Gjykata e Posaçme shuan masën për ish-zëvendës ministren Voda, fiton lirinë
15 Korrik 2022, 13:15
-
Mori ryshfet për punësim në ministri, dënohet me 10 muaj burg Rovena Voda
7 Prill 2022, 16:27
-
Raporti i DASH: Shqipëria bazë lokale për trafikantët ndërkombëtarë të drogave
2 Mars 2022, 12:08
Mire moj zonje po kesaj balte pse nuk i pergjigjeni me kallzim penal ne prokurori? Mos e keni mizen nen kesule edhe ju? Denoncim Denoncim ketyre kelysheve te kriminelit Berisha dhe hajdutit Meta.
Përgjigju