Nard Ndoka: Basha mungesë
vizioni dhe vlerësimi për aleatët

Nard Ndoka: Basha mungesë<br />vizioni dhe vlerësimi për aleatët
TIRANE - Partia Demokratike pas problemeve të shfaqura në raport me republikanët gjatë procesit të negociatave, ditën e djeshme pakënaqësitë janë shfaqur edhe nga partia tjetër e koalicionit opozitar, PDK-ja e Nard Ndokës. Kreu demokristian ka mbledhur dje kryesinë e kësaj force politike, ku ka shfaqur shqetësimin për zyrtarizimin nga PD të kandidaturave të pakonsultuara me aleatët.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokristiane, negociatat e PD-së me aleatët janë vlerësuar me nota negative, duke e cilësuar qëndrimin e demokratëve dhe kreut të tyre Lulzim Basha, një mungesë vizioni dhe mosvlerësim real të aleatëve.

E gjithë kjo situatë brenda kampit opozitar është prezente vetëm një javë para se forcat  politike të regjistrojnë në KQZ koalicionet zgjedhore, Partia Demokratike dhe aleatët e saj ende nuk kanë përfunduar një marrëveshje të përbashkët. Megjithatë negociatat në kampin e djathtë vijojnë me Partinë Republikane ku edhe gjatë ditës së djeshme burime nga selisa blu bëjnë me dije se kreu demokrat Basha është takuar me kryerepublikanin Mediu, në kuadër të koalicionit parazgjedhor, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje e përbashkët.

Çështja kryesore mbetet Durrësi ku PR-ja ka prezantuar kandidatin Agron Duka. Në takimet e ditëve të fundit është vendosur që për këtë kandidat të ribëhen sondazhe në Durrës.

Zyrtarizimi 
Partia Demokratike ashtu siç është bërë e udhës gjatë këtyre ditëve, ka vijuar edhe ditën e djeshme zyrtarizimin e kanidaturave që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Kështu ditën e djeshme Partia Demokratike zyrtarizoi kandidatin për bashkinë e Lushnjes i cili do të jetë Darien Xhindoli. Ndërkohë që për bashkinë e Përrenjasit demokratet do të kandidojne Bajazit Karriqin, i cili është dhe kreu aktual i kësaj bashkie, ndërsa në bashkinë Maliqit do të garojë për demokratët Xhevdet Belishta.

Ndërkohë që ditën e diel Partia Demokratike zyrtarizoi edhe gjashtë emra të tjerë. Kështu për bashkinë e Peqinit demokratët kanë përzgjedhur si kandidat Albert Krecin, i cili aktualisht është kreu i komunës Pajovë.

Ndërkohë bashkinë e Pukës Partia Demokratike do të përfaqësohet me kandidatin Rrok Doda. Në Bashkinë e Burrelit PD ka zgjedhur të garojë me Nezir Rizvanin, ndërsa Basir Cupa është zgjedhur kandidati zyrtar për Bashkinë e Klosit. Po ashtu, edhe Irakli Gorea eshte zyrtarizuar nga PD-ja si kandidat per Bashkine e Divjakës dhe Asqeri Kuqja per Bashkine e Belshit.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas