Zoti Ndoka, pse nuk mblidhet koalicioni I opozitës?
Nuk besoj se do të mblidhet më. Ka pasur probleme, ka pasur probleme për bashkëpunimin dhe për kodin zgjedhor.
Por besoj se këto janë probleme të zgjidhshme. Pse thoni se nuk do të mblidhet më? Keni kërkuar në lista të sigurta të PS?
Jo, jo. Ne duam që të kemi kodin zgjedhor sikurse e kemi propozuar ne. Pra të arrijmë që të kemi një kod zgjedhor me korrektim kombëtar, dhe të kemi një standard kushtetues për këtë gjë.
Dhe Rama nuk ju dëgjoi?
Po po na dëgjoi, por tha se gabimin e kam bërë, por s'mund ta kthejë. Dhe ne nuk e kuptojmë sesi e mendon ai bashkëpunimin me partitë aleate.
Po nuk u gjet asnjë zgjidhje?
Rama ishte refraktar, ishte edhe arrogant. Besoj se nuk do të ketë bashkëpunim. Por ne nuk shkojmë të dëgjojmë më përrallat për bashkëpunimin.
Ju flisni në emër të të gjithëve apo tuajin?
Ne kemi qenë bashkë në takimin e fundit. Të shohim si do venë gjërat. Të shohim nëse do të kërkojmë mundësi të tjera.
Mundësi të tjera e keni fjalën për partinë e Bamir Topit?
Jo, te Bamiri nuk ia vlen, do të shohim alternativat brenda.
(ab/aq/shqiptarja.com)