‘Në pranverën time të re politike’ Berisha feston datëlindjen, mbush 78 vjeç dhe uron veten e tij: Faleminderit lavdi Zotit

‘Në pranverën time të re politike’ Berisha feston datëlindjen, mbush 78 vjeç dhe uron veten e tij: Faleminderit lavdi Zotit

Sali Berisha dhe bashkëshortja

Ish kryeministri Sali Berisha feston datëlindjen e tij dhe mbush 78 vjeç. Edhe pse i moshuar Berisha ende e cilëson aktivitetin e tij politikë si pranverë. Në një vjeshtë të bukur të jetës dhe me një pranverë të re politike, shkruan Berisha ndërsa falënderon Zotin.

‘Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëherësh në dy stinë.

Në vjeshtën e bukur të jetës  dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq.’- shkroi Berisha

Për datëlindjen e Berishës, ka uruar edhe aleati i tij politik, Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:53
Berisha bëhet aktiv në Tik Tok, i tregon ndjekësve eksperiencën e hidhur dhe i fton t'i bashkohen PD: Do realizoni ëndrrat tuaja

 

Sali Berisha, ka falenderuar ndjekësit e tij në Tik Tok për urimet për ditëlindje. Ish kryeministri është bërë aktiv së fundmi edhe në këtë rrjet social, ku ka shfrytëzuar rastin e ditëlindjes për t’i kërkuar të rinjve që t’i bashkohen PD dhe të bëjnë realitet ëndrrat që kanë.

“Të dashur miqtë e mi të dashur të Tik Tokut. Sot jam 78 vjeç. Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës sime dua t’ju dërgoj një mesazh të gjithëve ju. Në moshën tuaj unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por nuk mund ti realizonim se jetonim të shtypur në një diktaturë të egër komuniste.

Eksperienca më e hidhur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë. Nga biseda këto vite me të rinjtë konstatoj se kjo bindje ekziston edhe tek ata dhe shumë kërkojnë me të drejtë të largohen nga Shqipëria. Dy gjëra të vyera që më kanë ndihmuar gjatë rinisë sime të kaloj vështirësitë dua t’jua sugjeroj.

Së pari, mos pushoni kurrë së ëndërruar së dyti duajeni gjithmonë Shqipërinë. Nëse e bëni të parën do keni gjithmonë shpirtin të bëni gjithçka. nëse bëni të dytën forcat tuaja do të shumëfishohen e do kapërceni çdo pengesë e vështirësi. E di që keni ëndrra fantastike. Le të bashkohemi. Ju me forcën, pasionin, energjinë, mençurinë tuaj do ti realizoni ëndrrat në realitetin më të bukur të jetës suaj dhe shoqërisë tonë. Ju përqafoj të gjithëve”, tha Berisha.

Ora 12:09
‘Silueta e doktorit’, Alfred Lela i dedikon poezi Sali Berishës me rastin e datëlindjes së tij: Na duket si Hamleti

1665828576_6400alfredlela1655724359.jpg

Ditëlindja e Sali Berishës ka shërbyer për të nxjerrë në pah talentin e ri të Alfred Lelës.

Ky i fundit i ka dedikuar një poezi Berishës i cili sot feston 78 vjetorin e lindjes.

‘Silueta e Doktorit

Shfaqet silueta e Doktorit;

E bëjnë të mundur koha dhe vendet.

Duke udhëtuar me një salmon

Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.

 

Është spikamë apo krismë,

Plis malësorësh apo nyj Kanuni?

Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:

E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.

 

Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,

Me dy gishtat çërçillianë,

Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:

“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

 

E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,

Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?

E mbushur me penelata përthyerjesh dardane

Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n'ballë.

 

Silueta e Doktorit na bën me hije.

Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.

Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret' Lir.

Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim. ‘- shkruan ai.

Ora 09:14
Sali Berisha mbush 78-vjeç, Meta i bën urimin e përzemërt

Sali Berisha feston sot ditëlindjen dhe mbush 78-vjeç. Urimet për ish-kryeministrin nuk ka munguar edhe nga Ilir Meta, aleati i tij në frontin opozitar.

‘Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta!’-shkruan Meta.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/10/2022 03:00

    Ironike te thuash qe kishim shume enderra por nuk i realizonim dot per shkak te diktatures!Cila diktature o z .Berisha? Ajo qe te morri nga fundi i botes,Vicidoli dhe te solli ne mes te Tiranes te studioje falas per doktor,kur shume te rinjeve ua mohonte te drejten ne emer te biografise?! Ajo qe te coi jashte shteti per specializim, kur per te shkuar jashte,me kollaj /kalonte deveja ne vrime te gjelperes/se sa nje shqiptar kufirin,qofte dhe me lejen e me shpenzimet e shtetit?!Ajo qe te katapultoi ne karrieren politike, nga askushi, ne komunist te thjeshte, ne sekretar partie dhe ne ate profesionale nga doktor i thjeshte,ne shef pavioni e deri ne doktor te besuar te Byrose e Bllokut,kur shumica e shqiptareve,as u lejohej t'i afroheshin Bllokut,e te paktet qe lejoheshin,perzgjidheshin nga Sigurimi e organet e tjera eksperte si Apostujt nga Krishti?! Perse e quan /te hidhur/ faktin qe gjerat dukeshin sikur nuk do te ndryshonin kurre? A mos ishe i internuar ne ndonje fshat te humbur dhe hapje kanalet ne ndonje kooperative me kurriz qe te cahej nga dhembja,me duar qe te beheshin me blistera nga veglat e punes e me lekure qe te zhuritej nga Dielli e djersa?! A mos ishe i burgosur ne Spac e te detyronin te beje normen duke mbushur me lopate vagonet me mineral? A mos ishe caktuar doktor i thjeshte ne ndonje qytet a fshat te humbur dhe me aq mundesi sa te jepte shteti te duhej te shkoje naten ose diten,ne shi,o ne bore,o ne mes te vapes,ore e pa ore,here me kembe e here me ndonje mjet,e here me ambulane ne ndonje shtepi e te ndonje i semure,ne mes te humbetires?A mos te duhej mik per te gjetur kabine plazhi,apo TV,lavatrice,etj? A mos te duhej te punoje te dielave e diteve te festave per te mbledhur ditet qe te shkoje te shikoje femijet nje here ne disa muaj per disa dite,sic bente nena ime qe ka qene infermiere? Jo z.Berisha,ju duhet te jeni i fundit qe te ankoheni per jeten nen diktature,apo enderra ne sirtar,te pakten kursejani shqiptareve hiprokizine se nuk impresiononi askend.

    Përgjigju
  • Jimmy: 15/10/2022 22:02

    Te mos gezosh ti besh 80 vjec o gamor i pjerdhur!vafsh ne djall nje dite e me pare.

    Përgjigju
  • Populli: 15/10/2022 21:09

    Shkofte ne ferr ky kriminel qe eshte ushqyer si vampir me gjakun e popullit. U nefte ushqim per sorrat.

    Përgjigju
  • eni: 15/10/2022 19:27

    shkoft ne te semes

    Përgjigju
  • besi: 15/10/2022 19:26

    78 u be e prap aty ngeli turp turp

    Përgjigju
  • Na rujt zoti: 15/10/2022 18:33

    Vargje për saliun...dardan,vigan,hajn,dygishtës,vjedhës votash,pasunar...

    Përgjigju
  • Noka: 15/10/2022 13:49

    Gjofte viti i fundit i ditelindjes,i shkatërruesit te shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut