Nard Ndoka thirrje Bashës: Deklaro publikisht se s'do ketë taksë për rrugët dhe se do ulësh çmimet

Nard Ndoka thirrje Bashës: Deklaro publikisht se s'do ketë taksë për rrugët dhe se do ulësh çmimet

TIRANE-Pasi akuzon qeverinë Rama për kapje të shtetit dhe korrupsion, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka deklaron se opozita duhet të kthehet në alternativë, por që të ndodhë kjo, i kërkon Lulzim Bashës që të deklarojë publikisht se nuk do ketë taksë për rrugët dhe se çmimi i naftës, energjisë elektrike, e ujit të pijshëm do të jetë më i lirë.

"Rast unikal. Pushteti bën grusht shteti. Godet këdo që i del përpara! Rrëzon Gjykatën Kushtetuese, shpartallon Gjykatën e Lartë, i hap luftë frontale Presidencës, detyron Opozitën të dalë në rrugë, bllokon KLSH, merr peng Prokurorinë, nënshtron Shërbimet e Sigurisë, keqpërdorë Policinë e Shtetit, dhunon e përçan Artistët, fyen Akademinë e Shkencave, pushton me forcë të gjitha Bashkitë në vend. Vjedh, braktis e shembë pronat private e publike. I hap luftë medias së pavarur, blen copa të saj, godet portalet, përbaltos dhe dhunon gazetarët kundërshtarë, sponsorizon bythë-lëpirësit. Rilindja ka blerë vullnetin e popullit, ka blerë deputetët e Opozitës në Kuvend, ka blerë media-n, ka blerë Artistë, ka blerë edhe qytetarë që po i shemb pronat, ka blerë të ardhmen e shqiptarëve.

Një pushtet pushtues, që operon si bandë, duke dhunuar ligj e kushtetutë dhe këdo që i del përpara! Po tani? Ky është fundi i tij, me votë ose me forcën e ligjshme të protestës. Kjo bandë në pushtet duhet të ndalet dhe të largohet me çdo çmim që ka liria. Qëndrimi më tej është fatkeqësi kombëtare dhe përgjegjësi për të gjithë shqiptarët që kanë vendosur të qëndrojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Opozita duhet t'u prijë qytetarëve, jo duke menaxhuar zemërimin e tyre, por duke i garantuar se kjo kauzë është gjithçka. Opozita duhet të kthehet në alternativë dhe shpresë për nesër, duke deklaruar publikisht se nuk do ketë taksë për rrugën, se çmimi i naftës, energjisë elektrike, e ujit të pijshëm do të jetë më i lirë.

Biznesi do çlirohet nga taksa progresive, se ekonomia do çlirohet nga monopolet, se shteti do jetë njësoj për të gjithë. Edi Rama ka marrë tatëpjetën e vet politike, morale, ndërkombëtare e qytetare. Rilindja është shkërmoqur në sytë e shqiptarëve. Lulzim Basha, si Lider i Opozitës së Bashkuar, sot ndjehet më i fortë se kurrë, forca politike e morale e opozitës nuk është pushteti në Kuvend, as punësimet në disa Bashki, por mbrojtja e interesit publik, qëndresa, idetë, vizioni dhe programi politik për nesër. Populli ka folur me protestat më të mëdha që ka njohur pluralizmi, ka konfirmuar mazhorancë të re. Është detyrë e Opozitës të gjejë formën, mënyrën, rrugën për të marrë përgjegjësi institucionale" shprehet ai

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA VE LALA SONE: 28/07/2019 12:32

    Sa turp i madh është që nard vesh gjat ndoka vazhdon e qëndron në politikën e ndyr Yhqiptare. Ky debil i ler injorant me nivel intelektual 0 del nëpër medjat Shqiptare e i përdhos ato më shum seç ja përdhosur. Medja Shqiptare dihet që është në nivel katastrofik imagjinoni meren me nard vesh gjat ndokën a ja vlen më të komentosh më. Kur në medje flitet për njerëz ti kti niveli. Nivel nard ndoka.

    Përgjigju
  • Tarasi: 28/07/2019 12:25

    INJORANCA FUL

    Përgjigju
  • Hinglateri: 27/07/2019 22:26

    O Nard disa thone je si derri Fran Ucit disa vellai magjarit ke te besojme?

    Përgjigju
  • edi: 27/07/2019 19:42

    Nardo dhe shume qe mundohen te bindin ate qe i ka bere glasen juve Lulushi eshte kameleon ,Ka bere parate dhe gjithcka me kohe Ju te gjithe punuat dhe mundoheni ta perkrahni Ai eshte Dobic ,JU KA LENE DHE JU LA NE BALTE pER TE QENE lIDER NE ATE TE ZEZE DEMOKRAVI ,aI JU THOTE SHUME PERRALLA ju lutem gjeni vehten dhe Popullin dhe beni Kombin Dibroni Lulush e ka trashegimi nga te paret bashke me te atin

    Përgjigju
  • asl: 27/07/2019 19:03

    O brilanti zonave malore ti duhesh per roje pylli ti jeton normalisht mbi 1000m mbi nivelin e detit.

    Përgjigju
  • Rusi: 27/07/2019 17:18

    Ha gjize Nard, ha gjize.

    Përgjigju
  • robi: 27/07/2019 16:24

    Nardo ndigjo plakun : Alternativa e Pd 1: heqja e taksës së rrugës kombit 2 nafta bëhet 800 lek 3 dritat, uji, spitalet, transporti rrugor falas 4 pensioni minimal 700 euro 5 rroga minimale 1000 euro 6 targat falas 7 taksat vjetore të makinave 1000lek 8 biletat e avionëve jo me shume se 20 euro vajtje ardhje 9 tarifa shkollës 1000 lek në vit 10 çdo familje 10 ditë pushime në vit jashtë vendit falas 11 rroga e arsimtarëve 1800 euro 12 rroga e mjekëve 2000 euro 13 rroga e policëve 2300 euro 14 parlamenti me 80 deputetë 15 pagese papunësie 600 euro në muaj. A je dakord Nardo, e hajde mos e voto pd

    Përgjigju
  • ANTIKAPAK rexhep leka [ kepi ]: 27/07/2019 16:00

    O nard veshgjat ndoka o debil i ler kto pralla që i mendoni ju nuk realizohen. Po ku do i gjeni lekët për gjith kto premtime leshi o nard preshi. Me një fjal ju premtoni që deti do bëhet kos e populli me lug në brez do jetoi si në parajs . A mor nard ndoka komplet debil ke të drejt se po ri nē politik e po paguhesh nga Shqiptarët e varfër 140 deputet komplet plera pa përjashtim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë