NASA në gjyq për 'një grimcë Hënë'

NASA në gjyq për 'një grimcë Hënë'

Pluhuri i hënës që posedon Laura Murray Cicco

Laura Murray Cicco ngriti një padi kundër Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Kanzas.

Bëhet fjalë për një masë parandaluese për të përcaktuar pronësinë e grimcave të Hënës që ajo posedon në rast që ndonjë një ekipi të NASA-s të mos i bie ndërmend të thotë se mostra është e tyre.

Avokati i saj, Chris McHugh tha se Laura suvenirin nga Hëna e mori nga astronauti Neil Armstrong.

NASA ka kohë që pretendon se i gjithë materiali i marrë nga Hëna iu takon autoriteteve amerikane.

Por Cicco pretendon se mostra e Armstrong, njeriu i parë që shkeli sipërfaqen e Hënës, i dhuroi babait të saj, Tom Murray, i cili me astronautin u bë mik derisa po ndiqte mësimet në Departamentin e Inxhinierisë Aeronautike të Universitetit Cincinnati.

Dhurata ishte dedikuar për Laurën, e cila shoqërohet nga një mesazh që thuhet se e nënshkroi Armstrong dhe me të cilin astronauti i dëshironte asaj shumë lumturi.


(Letra që pretendohet se është shkruar nga Neil Amstrong)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës

Nesër zhvillohet takimi i 4 vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës