Gjykata në Bosnje- Hercegovinë.
Sipas këtij vendimi janë sekuestruar dy banesa në Sarajevë dhe katër shtëpi që gjenden në rrethinën e Sarajevës, në Hrasnicë dhe Butmir, njofton media kosovare.
Prokuroria e Bosnjës e akuzon Kelmendin për krim të organizuar, për trafik droge e vrasje.
Kelmendi i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Kosovë, u arrestua në bazë të një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Bosnja. Por, meqë Kosova dhe Bosnja nuk kanë marrëveshje ekstradimi, EULEX-i ka marrë rastin në dorë dhe po e akuzon atë për krim të organizuar.
Foto: Hoteli i Naser Kelmendit)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)