E ka nisur kur ishte student. Me një markë italiane. Pas gati gjashtë dekadash mund të jenë bërë 20 të tilla. Profesor Nasho Jorgaqi ka se çfarë të tregojë për për "mikun" e tij besnik, biçikletën, e cila ka qenë dëshmitare e ciklit jetësor të tij prej rinisë së hershme deri sot, kur ai me trishtim thotë se po bëhet gati të heqë dorë, sepse mosha bën të vetën. Por ka qenë një jetë e bukur, në lëvizje, me emocione, trishtime prej humbjeve, por edhe kënaqësive të veçanta që vetëm një mjet i tillë vital mund të të dhurojë. Një kënaqësi që profesori pranon ta ndajë me lexuesit e "Shqiptarja.com", duke bërë apel për rikthimin tek mjeti me dy rrota që të bën të jesh shoqëror, në lëvizje dhe i gjallë.
Ç'është bicikleta për ju?
Bicikleta për mua është "miku" im besnik. Kur them kështu kam parasysh që me këtë mik , kam një njohje prej afro 50-60 vjetësh. Që kur isha student me mundësitë e atëhershme, kisha një biçikletë të vjetër dhe me të fillova. Pastaj me kohë, nga një dekadë në tjetrën kur dola në punë, u rrit edhe mirëqenia ime dhe bleva një biçikletë të re. Kam përdorur dhe ndërruar të paktën 20 biçikleta, deri më tani.
Janë shumë biçikleta për këtë kohë?
Varet, por pjesën më të madhe të tyre, m'i kanë vjedhur. Një pjesë e tyre pasi janë konsumuar, edhe i kam falur. Fakti është që vetë biçikleta si mjet më ka shërbyer dhe më shërben, në kuptimin që është një mjet i thjeshtë , një mjet që të bën të pavarur, një mjet i bindur. Unë për shembull kam pasur raste të tilla që kur ma kanë vjedhur apo më ka humbur biçikleta, e kam përjetuar emocionalisht sepse më dukej sikur kisha një gjë të shtrenjtë dhe të afërt. Deri këtu arrin lidhja fizike dhe "shpirtërore" që kam me biçikletën. Është një mjet që nuk ka shpenzime shumë, që nuk ka pretendime si makina. Nevojat dhe pretendimet e biçikletës janë shumë modeste. Njëherë më ndodhi që më morën një biçikletë të cilën sapo e kisha blerë. Ishte e bukur dhe unë e vuajta këtë dhe sa herë që shikoja biçikleta si ajo do rrija ta shikoja a ishte e imja, ose nxirrja mallin e asaj që nuk e kisha më. Edhe me stinët e moshës sime, biçikleta nuk më është ndarë, dhe kjo gjë më ka bërë, të ndihem akoma më i lidhur me të. Kam kaluar ngjarje dhe situata të jetës sime edhe nëpërmjet bicikletës. Kur isha i ri kam kujtime të tjera, kur u bëra me familje, merrja fëmijët me biçikletë, me kalimin e kohës u bëra me nipër e mbesa. Kështu që biçikleta është dëshmitare e ngjarjeve të rëndësishme të gjithë jetës.
Ndërsa vitet kanë kaluar si është raporti juaj me biçikletën?
Unë jam ndier dhe vazhdoj të ndihem komod me gjithë vitet që kam mbi supe dhe prapë ajo është me mua, gjithmonë korrekte, gjithmonë e gatshme…Më shërben në çdo kohë dhe e ndiej si një gjymtyrë të pestë.
Kur isha i ri, kisha parasysh edhe disa kolegë më të vjetër, që nuk i harroj dhe ata ishin të pandarë nga biçikleta. Kam parasysh dy miqtë e mi, shkrimtarë të njohur si Nonda Bulka apo Vedat Kokona që e ngrysën jetën deri në pleqëri hipur mbi biçikletën dhe kishin po atë pasion, kënaqësi, mirënjohje ndaj biçikletës si një mjet që do i shërbente në jetë dhe ajo që është më e rëndësishmja si një mënyrë e përjetimit të lëvizjes . Përveç lëvizjes që njeriu bën në këmbë, bën edhe nëpërmjet saj.
Unë prapë do të preferoja biçikletën në vend të makinës. Ndërsa në makinë punon motori, këtu motori je ti dhe biçikleta, bashkëpunimi midis saj dhe teje, krijon lëvizjen dhe ky është treguesi kryesor i vitalitetit të njeriut. Lëvizja është tregues i faktit që ti nuk rri në vend, por shkurton distancat, ke një liri të gjerë vështrimi, me një fjalë është një mjet që të gjendet. Në moshën time kam edhe kolegë që vazhdojnë me biçikletë psh profesorët Pandeli Çina, Edmond Tupja, Enver Hysa apo Besnik Dizdari etj. I shoh që lëvizin dhe kur ndalojmë, shkëmbejmë edhe mendime për biçikletat tona. Ajo që na gëzon ne është fakti që tani janë krijuar disa rrethana që biçikleta po shtrihet edhe në brezat e rinj. Kam parë disa pika që japin biçikleta me qira dhe më bëhet qejfi kur shikoj të rinj që marrin biçikleta dhe dalin shëtitje. Kjo i ndihmon, sepse u ushqen shpirtin e kolektivitetit, afrimit e argëtimit. Dhe nëse jashtë ka kohë që biçikleta është një mjet masiv kjo po vjen edhe tek ne tani.
Por biçikleta në kohët e sotme shihet edhe si një mjet i rrezikshëm
Bicikleta ka edhe rreziqet e veta, por nuk është faji i saj. Faji është i infrastrukturës që kemi, i mbingarkesës së trafikut, i pakujdesisë fatale të shoferëve. Edhe unë kam qenë disa herë i rrezikuar. Për shembull përpara disa muajsh kisha qëndruar dhe prisja të hapej semafori. Unë isha pikërisht në korsinë që është për autobusët , taksitë dhe biçikletat. Kur i gjithë trafiku kishte ndaluar, vjen një kamion pas meje dhe më godet nga pas. U rrëzova, biçikleta u rrudh në një mënyrë të tillë që të dyja rrotat u shtrembëruan dhe unë u gjenda i shtrirë përtokë. Shoferi që erdhi i tronditur ishte i dehur. Fatmirësisht shpëtova! Rreziqe të tjera kam pasur edhe në raste të tilla që ndërsa ti je duke ecur dhe në krah ke makina që kanë qëndruar, dikush hap papritur derën e makinës. Këto hapjet e dyerve të makinave pa kujdes janë shumë të rrezikshme. Më kanë ndodhur disa herë dhe përpiqem të jem i kujdesshëm që t'i shmang. Kam miq që më qortojnë pse përdor bicikletën në këtë trafik të rënduar dhe me aksidentet që ndodhin. Ç'është e vërteta jo për t'u mburrur, por deri tani unë reflekset i kam normale dhe nuk kam asnjë lloj frike, e njoh shpejtësinë e makinave, i njoh situatat kur rrezikohem, respektoj rregullat , por nuk i respektojnë të tjerët. Kjo më bën mua të mendohem që duhet të bëj më shumë kujdes.
Biçikleta njeh moshë?
Mbaj mend mikun tim, të moshuar atëherë, Vedat Kokona. Një ditë e takova dhe ishte pa biçikletë. I them: "O Vedat, po ku e ke biçikletën?" "Ah e lashë - më tha, - sepse duket edhe kjo ka huqet e veta, por huqet kanë të bëjnë me mua. Kam tension. Tani që mbusha 82 vjeç e lashë për fare" .
Modelet e dikurshme cilat ishin?
Unë e kam nisur me biçikletat e vjetra "Bianchi" që ishin biçikleta shumë të mira italiane. Pastaj me biçikletat ruse , hungareze, kineze. . Kishte edhe nga prodhimet tona që i nxirrte uzina "Tirana". Ato ishin "Made in Albania". Por këto nuk ishin aq të fisme. Kështu që përpiqesha që edhe biçikletën ta kisha cilësore, sa më funksionale dhe të bukur. Kurse në vitet '90 e këtej kam pasur biçikleta perëndimore sidomos hollandeze.
Thuhet se shëtitja në këmbë dhe në biçikletë zhvillon marrëdhëniet shoqërore. Në fakt Europa po i kthehet biçikletës…
Mua më vjen mirë që shoqëria bashkëkohore, po i kthehet gjithnjë e më shumë po i kthehet bicikletës tani, në kushtet jo vetëm të globalizmit, por edhe të ekologjisë globale. Ndihem mirë që përdorimi i biçikletës nuk është një gjë e kapërcyer, anakronike, por tregon që ne që ngasim bicikletat edhe në këtë moshë jemi bashkëkohorë. Më vjen mirë gjithashtu që biçikleta po fiton atë popullaritet që ka pasur më parë. Vërtet primare konsiderohen makina dhe motorçikleta, por ja që në këto kohë njerëzit edhe pse kanë këto komoditete i janë kthyer biçikletës. Shkodra është qyteti që ka më shumë biçikleta në republikë, njerëzit i përdorin në masë. Sa herë shkoj atje më duket sikur shkoj në atdheun e biçikletave. Me sa di përdorim të gjerë kanë bicikletata edhe në Kinë, dhe në Hollandë. Një fenomen që po përhapet edhe në Europë e SHBA.
Ju ka mërzitur ndonjë ditë biçikleta?
Jo, nuk ka arritur puna deri aty, madje kam pasur atë ndjesi që të thashë. Ajo më shërben mua aq shumë dhe kam ndjesinë që duhet t'i shërbej dhe unë asaj. Ndjesia vjen natyrshëm. Kur unë e pastroj biçikletën, i shërbej asaj modestisht, kam një lloj kënaqësie. Ndihem mirë. Sigurisht që është më e vështirë kur shpohet goma dhe je larg, të duhet të nxitosh je i detyruar dhe ta marrësh përdore ose në duar. Por ia fal. Ajo më ka dhënë kaq kënaqësi, më ka shërbyer aq shumë, ndaj ia shpërblej.
Fëmijët i keni mësuar që t'i japin biçikletës?
Djali im ka makinë, por ka marrë edhe biçikletë. Nuk është se im bir e ka bërë këtë gjë nga modeli i babait, por nga ato motive që kanë lindur në kohët e sotme.
Biçikleta është komode, por në dimër bëhet e vështirë…
Ajo që i habit shokët dhe miqtë dhe bëjnë shaka me mua kur më shohin ndërsa bie shi, unë me një dorë mbaj timonin, dhe me dorën tjetër çadrën. Ka qenë në rininë time një akrobat që atëherë quhej pelivan dhe kur më shohin tani, më thonë: "Je bërë si Ali Xhixha në majë telit".
Dikur në rini mblidheshit për ekskursione me biçikletë?
Më kujtohet miku im Ismail Kadare kur studionim në fakultet. Ai kishte ardhur nga Gjirokastra ku biçikletat për shkak të terrenit nuk ishin praktike. Kështu, kur erdhi këtu, i përdorte me qejf, bile ndonjëherë lëviznim bashkë me shpejtësi nëpër bulevard që nuk kishte atë ngarkesë që ka sot. Më kujtohen shëtijet që bënim nga sheshi "Skënderbej" deri te universiteti. Ai nuk kishte biçikletë, por e merrte me qira.
Si do ta bindnit një të ri që të linte makinën dhe të merrte biçikleten?
E para, biçikleta do ta vinte në lëvizje organizmin e njeriut gjë që nuk e bën as motorçikleta, as makina. E dyta, biçikleta është një mjet pa shpenzime, është një mjet komod, nuk ka nevojë për hapësirë për parkim gjë që për mjetet e tjera ka krijuar plot probleme. Biçikleta është modeste në kjo pikëpamje. Do të këshilloja brezat e rinj që para se të shkojnë tek makinat apo motorçikletat, të shkojnë te biçikletat dhe jam i bindur që nëse ata në fillim do të jenë skeptikë, me kohë do ta kuptojmë që ajo ka shumë të mira. Duhet të kenë durim derisa të mësohen dhe t'i provojnë vlerat.
Besoni se kjo mund të ndodhë në shoqërinë tonë?
Dua të besoj dhe shpresoj. Dhe i bëj thirrje sidomos brezave të rinj që të kthejnë sytë edhe nga bicikleta. Ajo është aq modeste, e gjendshme, pa shumë shpenzime dhe ç'është më e rëndësishmja i kryen thjeshtësisht funksionet bazë të jetës së përditshme. Ju bëni shumë mirë si gazetë që e trajtoni këtë problem. Duhet sensibilizuar opinioni dhe kam bindjen se ashtu siç po ndodh edhe në Europë e gjetkë, do të vijë dita që edhe në Shqipëri të masivizohet përdorimi i biçikletës.
Shkrimi u publikua ne suplementin FUNDJAVA te Shqiptarja.com, 12 tetor 2012
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com