Qindra njerëz kanë festuar sot në Tiranë Natën e Bardhë. Të mbledhur në sheshin “Skënderbej” ata kanë shijuar sot spektaklin e dhuruar nga artistja me famë botërore Emeli Sande.
/Shqiptarja.com
Bunk’Art i është bashkëngjitur ditës së çlirimit dhe Natës së Bardhë, duke hapur dyert deri vonë. Një numër mjaft i madh vizitorësh kanë “pushtuar” ambientet e tij.
Të gjithë të apasionuarit për historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri nga viti 1912 në vitin 1991 dhe sekretet e Sigurimit, janë njohur me provat e gjalla të historisë, të ofruara në ambientet e Bunk’Art.
[gallery]24957[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









