'Nata e Bardhë', performanca e Elhaida Danit, Vesa Lumës dhe Aurela Gaçes që elektrizoi sheshin 'Skënderbej'

Nata, edhe këtë 29 nëntor ishte e bardhë. Ngjyrës së kuqe të Festave Kombëtare iu shtua vitaliteti këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” edhe prej atmosferës së festave të fundvitit. Nata e Bardhë festive përveç numrit të konsiderueshëm të qytetarëve, rrëfen një dominancë artistesh femra, që ndezën atmosferën në skenën e improvizuar në shesh.

Këngëtarja Elhaida Dani solli në skenë tinguj të artë për dashurinë, duke rikrijuar edhe atmosferën e Eurosongut. 
 
Kuq e zi, Vesa Luma pas një mungese të gjatë erdhi më zërin e saj të ëmbël tek publiku kryeqytetas. 
 
Ndërsa, Aurela Gaçe, energjike, duke vërtetuar se sfidën me vitet e ka fituar tanimë dhe sundimtar është sigurisht vokali i saj. Këngëtarja arriti të ndërveprojë me publikun, duke i bërë edhe ata pjesë të kolazhit të këngëve ku ritme popullore e moderne vallëzojnë në harmoni. 

Këtij koncerti festiv që u mbajt në këtë 74-vjetor të Çlirimit të Shqipërisë nga Bashkia e Tiranës iu bashkuan gjithashtu emra të tjerë të muzikës, si këngëtari Erik Lloshi, Melissa Magnaneli etj. 

Prezantimi i kësaj mbrëmje speciale iu la të resë, Rashel Kolaneci, duke shënjuar edhe eksperiencën e parë të shoëgirl-it, si moderatore. Ndërkohë, që gjatë gjithë natës qëndruan hapur për publikun, Muzeu Historik Kombëtar, Teatri i Kukullave, edhe Bunk’Árti-n.

Nata e Bardhë është quajtur ndryshe “nata pa gjumë”. Për herë të parë në Tiranë është festuar në vitin 2004 nga Bashkia e Tiranës, asokohe kryetar bashkie kryeministri Edi Rama. Kjo datë përkon edhe me Festën e Çlirimit të Vendit. Por, Nata e Bardhë festohet edhe në disa kryeqytete të tjera të Evropës, si Roma, Parisi, Brukseli apo Madridi. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion