Në Pallatin e Kongreseve, mbrëmjen e sotme po zhvillohet nata e dytë e Fest 63.
Janë 30 artistë në total që do të ngjiten në skenën e Fest 63, ku 15 prej tyre, kanë përformuar natën e parë, ndërsa 15 artistë të tjerë, do të ngjiten në skenë këtë mbrëmje.
Moderatorët e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës janë Ornela Bregu dhe Enkel Demi. Nata e dytë do sjellë në skenën e Fest 63 këngëtarin Aleksandër Gjoka dhe balerinën Klaudia Pepa, si të ftuar special.
Do të jetë një juria e përbërë nga 7 anëtarë, ajo që do të vlerësojë 30 konkurrentët në garë në skenën magjike të Fest 63.
Pas performancave në dy netët e Fest 63, ata do të përzgjedhin këngëtarët që do të shkojnë në natën finale të Festivalit.