Tirana 'zgjohet' nga ëndrra! Rama: Lamë përshtypje fantastike! Veliaj: Kryeqyteti sot 'xixë'! Nano: Po mendohet shpërblim për policët! UEFA: Çfarë nate në Tiranë

TIRANË- Kryeqyteti është zgjuar nga "ëndrra" që përjetoi mbrëmjen e djeshme, ku priti një finale të madhe Europiane, që u kulmua me një fitore të Romës. Sot në rrugët e kryeqytetit gjurmët e vetme janë banderolat e vendosura në mure ku shkruhet 'Conference League' dhe shija e mirë që la ajo finale. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm ta nis me një falenderim për të gjithë njerëzit që kontribuuan që e gjithë mbremja e djeshme të shkonte siç duhet, teksa tha se Shqipëria ka lënë një mbresë fantastike te Europa.

"Me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan kryeministri Edi Rama.

Këtë e konfirmon edhe UEFA, me anë të një postimi, ku shkruhet "Çfarë nate në Tiranë". Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka zgjedhur që të falenderojë punëtorët e qytetit që kanë punuar gjatë natës për ta rikthyer sa më shpejt Tiranën në normalitet.

" Kampionët e tjerë! Ata janë punëtorët e qytetit që e kthyen në normalitet brenda pak orësh kryeqytetin me gjithë fluksin historik të konsumit. Sot në mëngjes Tirana xixë", tha Veliaj.

Një lajm të mirë dha dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili pyetjes së gazetarit të Report Tv, Sokol Dema tha se po mendohet edhe një shpërblim për policët. 

Menaxhimi me sukses i finales së parë europiane të futbollit në Tiranë, lë një dritare hapur për organizimin e të tjera eventeve të rëndësishme sportive.

"U dhamë përgjigje të gjithë skeptikëve që menduan se nuk mund të organizonim një finale të tillë.  Mirëpritëm legjendat e futbollit ndërkombëtar si Boniek, Savicevic, Shuker, Toti, Figo, Boban, Van Persi, Tomason, Di Biaxhio, Robi Kean, Aldair, Kandela, e shumë të tjerë. Kemi pritur 20 mijë tifozë në stadium dhe po kaq jashtë stadiumit. Nuk bëj servilizma por kryeministri u është përgjigjur të gjitha shqetësimeve tona dhe e falënderoj publikisht. Mund të organizojmë superkupën ose kampionate europiane për të rinj", tha Duka.

Nga ana tjetër, ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin 1-0 për Romën, ndaj tifozët dolën në rrugët e Italisë për të fituar një trofe që kishte munguar për 14 vite.

Finalja e Conference League u transmetua në 155 vende dhe u ndoq nga rreth 400 milionë njerëz. Tirana prit 60 delegacione zyrtare dhe përfaqësues e të 25 federatave të ndryshme por edhe drejtuesit e lartë të UEFA. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:13
Finalja e Conference League, Duka falënderon Ramën, Veliajn dhe të gjitha institucionet që ndihmuan në suksesin

1653497312_armandoduka745x450.jpg

Presidenti Duka përmes letrave të veçanta, ka falënderuar të gjitha institucionet që ndihmuan për suksesin e arritur me organizimin e finales së Conference League.

Ai i ka dërguar falënderim Kryeministrit Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, AMA-s, Aeroportit të Rinasit, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Tatimeve, Drejtorisë së Doganave, zjarrfikësve, urgjencës kombëtare.

Të mërkurën e 25 Majit 2022, në Stadiumin Arena Kombëtare, kulmoi Finalja e UEFA Conference League, me triumfues ekipin e Romës, ku ndoqëm një performancë e një ndeshje spektakolare edhe nga ekipi i Feyenordit.

25 Maji tashmë është skalitur në memorien e Futbollit Europian si finalja e parë e këtij kompeticioni, në historinë Shqipërisë dhe kryeqytetit tonë, Tiranës. Nga dita e parë besuam në organizimin e këtij eventi sfidues dhe sot jemi krenar që u kthyem në kryeqendrën Europiane, nga ku përcollëm emocione për qindra milion njerëz anembanë botës.

Tirana u shndërrua në shtëpinë e mijëra e mijëra vizitorëve që mbushën sheshet e rrugët tona duke festuar, e sërish treguam se mikëpritja është tipar genetik i kombit tonë. Jemi të vetëdijshëm që ky sukses, ishte rrjedhojë e një bashkëpunimi të shkelqyer institucional, e një pune

të palodhur të çdo punonjësi e zyrtari dhe të një gatishmërie të pakushtëzuar për të nderuar angazhimin e vendit tonë, Shqipërisë.

Ja dolëm të organizojmë një finale të denjë për çdo vend të përparuar Europian, e kuruar në çdo detaj dhe gjejmë rastin të përcjellim një falenderim e mirënjohje të përzemërt! Në 25 Maj jemi ndjerë të gjithë krenar e fituesi i vërtetë i kësaj finaleje është vendi yt”, ka shkruar Duka.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
Ora 16:14
‘Çfarë nate në Tiranë!’ UEFA falenderon kryeqytetin për finalen e Conference League

‘Çfarë nate në Tiranë!’ Kështu thotë UEFA për organizimin e finales së Conference League që u zhvillua në Tiranë. Institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka mbetur qartë i kënaqur për të gjithë situatat, që në fund kurorëzuan Romën si kampione të këtij kompeticioni.

“Çfarë nate në Tiranë! Faleminderit që vutë në skenë finalen e parë të Ligës së Konferencës,”- shkruan UEFA.

Ky ishte sezoni i parë i këtij kompeticioni, ndërsa për finale iu ndanë 3 milionë euro skuadrës që humbi dhe 5 për fituesin që në këtë rast ishte Roma.

Ora 14:28
Finalja e Conference League/ Nano: Ndaluam përplasjen me thika, leva hekuri e shkopinj mes tifozëve, po mendohet shpërblim për policët

 

Policia e Shtetit bën bilancin e punës në mbarëvajtjen e ndjeshjes finale, Roma-Feyenoord. Drejtori i Përgjithshëm i Policië, Gledis Nano tha se po mendohet një shpërblim për policët. 

"Sot është një ditë kur jo vetëm dhe thjesht do të bëjmë një bilanc të punës së Policisë së Shtetit, në mbarëvajtjen e një prej ngjarjeve më kryesore të UEFA Conference League, e cila u zhvillua në Shqipëri, në stadiumin “Air Albania”, por si kryefjalë të këtij takimi, unë si Drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kam falënderimin për të gjithë efektivët e Policisë që u angazhuan dhe përballuan një ndër evenimentet më të mëdha ndërkombëtare të futbollit.  

Në krejt historinë e saj, jo vetëm Policia e Shtetit, por edhe mbarë vendi ynë nuk ishte ndeshur me peshën e organizimit të një eventi të tillë. Kjo ishte një përvojë e parë e këtyre përmasave, e cila tregoi se Policia shqiptare nuk u gjet e papërgatitur, madje më duhet të pohoj se duke parë përvojat dhe pasojat e shkaktuara në disa prej qyteteve të vendeve evropiane në ndeshje të përmasave të tilla, Shqipëria shënoi një ndër sukseset më të shumëpritura në këtë drejtim.

Padyshim që fluksi i jashtëzakonshëm i tifozëve dhe i personaliteteve të sportit në Shqipëri, ndikoi që në shumë prej tyre të thyhej mendësia se Shqipëria është një vend i pasigurtë. Përkundrazi, ata në këto ditë të qëndrimit u shprehën se vendi ynë ofron më shumë se pritshmëritë e tyre dhe këtu kam parasysh gjithçka, çdo resurs kulturor, artistik, sportiv dhe gjeografik që identifikon dhe prezanton vendin tonë.  

Pak orë më parë, në Tiranë u përmbyll me shumë sukses finalja e UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës - Itali dhe Feyenoordit – Hollandë.

Një aktivitet i përmasave të jashtëzakonshme, që kërkonte një plan të detajuar, angazhim maksimal, profesionalizëm, bashkëpunim dhe mirëkuptim.

Për herë të parë Policia e Shtetit hartoi një plan masash të guximshëm dhe me risk, plan i cili, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të strukturave të Policisë së Shtetit, u finalizua me sukses.

Për 5 muaj me radhë, duke bashkëpunuar me homologët italianë e holandëzë, me UEFA-n dhe FSHF-në, është punuar maksimalisht nga ekspertët e Policisë për të detajuar çdo masë, me qëllim që ky aktivitet i përmasave evropiane të përmbyllej me sukses. 

Gjithashtu, në vlerësim të masave të sigurisë për këtë ndeshje ndërkombëtare të futbollit, si dhe në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga direktivat e Këshillit të Evropës, për shkëmbimin e drejtpërdrejtë dhe të shpejtë të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë me ato homologe të vendeve të tjera, në muajin prill të këtij viti, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u ngrit pika kombëtare për shkëmbim informacioni për ndeshjet ndërkombëtare të futbollit, e cila që nga dita e parë e krijimit të saj ishte në komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit jo vetëm me ato të Italisë dhe të Holandës, por edhe të vendeve të tjera fqinje dhe ato evropiane, për të marrë modelet më të mira të praktikës së policimit të ndeshjeve të futbollit të një dimensioni ndërkombëtar.

Policia e Shtetit, duke shfrytëzuar përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, mbështetur në legjislacionin tonë, si dhe në kushtet dhe infrastrukturën që ofron “Air Albania Stadium”, për sa i përket sigurisë, hartoi një plan masash të detajuar për të gjitha strukturat dhe shërbimet e Policisë, për zbatimin e të cilit u angazhuan gjithsej 2800 punonjës policie.

Të gjitha këto masa u zbatuan me profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit.
Kanë ndodhur 3 incidente, konkretisht:
-goditja me mjete të forta ndërmjet një grupi të tifozëve të Holandës dhe qytetarëve shqiptarë, për të cilin u arrestuan dy tifozë holandezë;  
-përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh holandezë; 
 -përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh italianë.

Siç jeni në dijeni, reagimi i strukturave të Policisë së Shtetit ka qenë profesional dhe vendimtar, sepse është parandaluar në kohë përplasja me pasoja e grupeve të tifozëve të të dy skuadrave, të cilëve Policia iu sekuestroi thika, shkopinj druri, leva hekuri, pllaka guri, shishe qelqi e sende të tjera të rrezikshme për jetën e shëndetin. Në vijim të masave, krahas ndjekjes ligjore duke përcjellë materialet hetimore në Prokurori, Policia e Shtetit dëboi jashtë vendit, 80 tifozë ultras të skuadrës së Romës.  

Nga përplasjet e dhunshme mbetën të plagosur 19 punonjës policie, të cilëve gjej rastin edhe një herë t’u uroj publikisht shërim sa më të shpejtë. 
Masa të veçanta u zbatuan nga Policia e Shtetit, për të garantuar sigurinë gjatë zhvillimit të aktiviteteve për pritjen e sportdashësve të të dy ekipeve në “Fan Zonat”, për sportdashësit e dy ekipeve, ku nuk ka pasur incidente apo ngjarje me shtetasit italianë dhe holandezë.

Para dhe gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të rëndësishëm, një rëndësi të veçantë i kushtuam bashkëpunimit me të gjithë aktorët dhe faktorët që kishin rol në mbarëvajtjen e aktivitetit, ndër të cilët përmendim:
-    Bashkinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake.
-    Shërbimin Zjarrfikës.
-    Federatën Shqiptare të Futbollit. 
-    Autoritetet e aeroportit të Rinasit, Tiranë dhe autoritetet e Kontrollit të Aviacionit të Tiranës.
-    Autoritetin Portual Durrës.
-    Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë). 
-    Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.
-    Vullnetarët.  

Një bashkëpunim shumë të mirë para dhe gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti kemi pasur me shërbimet policore të të dy vendeve, Itali dhe Holandë. Grupe oficerësh të këtyre dy vendeve u angazhuan drejtpërdrejt në terren, së bashku me oficerët e Policisë së Shtetit, në funksion të mbarëvajtjes së këtij aktiviteti. 
Përfitoj nga rasti t’u shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe kontributin e tyre të drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, të gjithë oficerëve të Policisë holandeze dhe atyre të Policisë italiane, në veçanti kolegëve të Zyrës për Rendin dhe Sigurinë Publike të Departamentit të Policisë së Shtetit, pranë Drejtorisë Qendrore të Policisë për Parandalimin, të Kuesturës së Romës, që i përkasin zyrës së kabinetit dhe Digos, si edhe Zyrën e Ekspertit për Sigurinë Interforcë Tiranë. 

Falënderoj Policinë e Kosovës që iu përgjigj ftesës për të dërguar një grup me specialistë të niveleve të ndryshme, me qëllim për t’i ardhur në ndihmë Policisë së Shtetit, për të menaxhuar tifozët që erdhën nga Kosova, si dhe për të fituar eksperiencë në menaxhimin e aktiviteteve të përmasave të tilla që ndodhin rrallë në rajonin tonë. 

Ky aktivitet i përmasave evropiane nuk do të përmbyllej me sukses në rast se nuk do të kishim mirëkuptimin dhe mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, por edhe të mbarë vendit, të cilët sot, në emër të Policisë së Shtetit dua t’i falënderoj sinqerisht për gjithë suportin e dhënë dhe t’i garantoj se Policia e Shtetit është në shërbimin të tyre, që bashkërisht të vijojmë të ndërtojmë një ambient sa më të sigurtë për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Njëkohësisht dua të falënderoj gazetarët vendas dhe të huaj dhe t’i siguroj se Policia e Shtetit, marrëdhëniet me median i ka parësore. Ne kemi nevojë për mbështetjen dhe oponencën e tyre dhe në këtë rast është momenti për t’i dhënë suport Policisë së Shtetit, për gjithë këtë punë të shkëlqyer që ajo bëri në interes të imazhit të vendit duke reflektuar në sytë e mbarë botës një Polici të aftë, profesionale dhe të vendosur për të zbatuar ligjin.

Dua të falënderoj drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë  dhe të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, që me përkushtim e profesionalizëm përballuan me sukses garantimin e rendit e të sigurisë, si dhe vijuan pandërprerë operacionet policore, pavarësisht ngarkesës së jashtëzakonshme që kishin për shkak të aktivitetit. 

Vetëm dy ditët e fundit janë kapur disa persona në kërkim dhe janë zhvilluar disa operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit etj.

Pra, në fund të fjalës sime, falënderimi për forcat e Policisë, maturinë dhe profesionalizmin e treguar prej tyre, kulturën dhe tolerancën e shoqërisë shqiptare, gatishmërinë e shumë prej institucioneve bashkëpunuese, është vlerësimi më i vërtetë për atë çka u arrit në nisje dhe përfundim të kësaj ndeshjeje historike për futbollin. 

Në këto tri ditë u vu re qartazi se qytetaria shqiptare u ndërthur me përgjegjësinë e strukturave të sigurisë kombëtare dhe kjo gjë reflektoi atë Shqipëri që synuam të ndërtojmë me jo pak sakrifica, përkushtim e vullnet në këto tridhjetë vjet.

Ju faleminderit edhe një herë dhe besoj e shpresoj se rruga për organizmin e ngjarjeve të mëdha sa i përket programeve të sigurisë kombëtare në koordinim me strukturat e agjencive ligj zbatuese ndërkombëtare, tashmë është e hapur dhe më e sigurtë", tha Nano. 

Ora 13:29
Finalja e Conference League, kreu i FSHF-së Armand Duka falënderon qeverinë: Të jemi krenar për organizimin

Një ditë pas natës finale të Conference League mes Romës dhe Feyenoodit, e cila u organizua në Tiranë, kreu i Federates Shqiptare të Futbollit, tha se Shqipëria e kaloi testin për të organizuar kompeticione të tilla. Në një deklaratë për mediat, kreu i FSHF-së u shpreh se ndihet krenar që ky event i cili u ndoq në 155 vende në mbarë botë, u organizua në mënyrë perfekte, ndërsa falënderoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunimin. Duka e konsideroi veprim të zgjuar, faktin që qeveria vendosi ditë pushimi zyrtare datën 25 maj, ndërsa bllokoi edhe qarkullimin e mjeteve në kryeqytet.

 ‘Jam krenar për këtë eveniment shumë të ndjekur që e transmetuan 155 vende dhe u ndoq nga rreth 400 milionë njerëz. Uroj Romën për suksesin edhe pse fitues ishin të dyja ekipet e finales. Askush nuk do ta mendonte përpara disa viteve që një vend si Shqipëria do të kishte kapacitete për organizimin e këtyre përmasave.

U dhamë përgjigje të gjithë skeptikëve që menduan se nuk mund të organizonim një finale të tillë. Kemi pritur 60 delegacione zyrtare dhe përfaqësuesit e 25 federatave të ndryshme por edhe drejtuesit e lartë të UEFA-s.  Kemi pritur 20 mijë tifozë në stadium dhe po kaq jashtë stadiumit. Vetëm tani e kuptojmë sa krenarë duhet të jemi. Falënderoj qeverinë, bashkinë dhe drejtuesit e aeroportit, Ministrinë e Financave dhe Kryeministrin. Nuk bëj servilizma por kryeministri u është përgjigjur të gjitha shqetësimeve tona dhe e falënderoj publikisht.

Kryeministri ka qenë i përfshirë në këtë organizimi dhe ka pritur ankesat tona e të gjitha kërkesat tona, në mënyrë që ne të prisnim tifozët. E ekzagjeruan me qëndrimin e tyre, por ne nuk dolëm nga tradita jonë. Falenderoj mediat, keni promovuar Shqipërinë. Ky event na ka mbushur me eksperiencë shumë. Ne nuk e kishim këtë eksperiencë. Nuk ka ndryshuar, kjo më çon të bëj falanderim për qeverinë, dhe u tregua e zgjuar, pasi e bëri ditë pushimi.’- tha Duka.

Menaxhimi me sukses i finales së parë europiane të futbollit në Tiranë, lë një dritare hapur për organizimin e të tjera eventeve të rëndësishme sportive.

"U dhamë përgjigje të gjithë skeptikëve që menduan se nuk mund të organizonim një finale të tillë.  Mirëpritëm legjendat e futbollit ndërkombëtar si Boniek, Savicevic, Shuker, Toti, Figo, Boban, Van Persi, Tomason, Di Biaxhio, Robi Kean, Aldair, Kandela, e shumë të tjerë. Kemi pritur 20 mijë tifozë në stadium dhe po kaq jashtë stadiumit. Nuk bëj servilizma por kryeministri u është përgjigjur të gjitha shqetësimeve tona dhe e falënderoj publikisht. Mund të organizojmë superkupën ose kampionate europiane për të rinj", tha kreu i FSHF-së, Armand Duka. 

 

Ndeshja e Conference League doli me rezultatin 1-0 për Romën, ndërsa tifozët në kryeqytet u shpërndanë qetësisht pas ndeshjes.

Ora 09:54
Conference League në Tiranë, Ministri i Brendshëm: Finalja shkoi më së miri, policia tregoi një profesionalizëm të jashtëzakonshëm

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka konsideruar këtë finale si një ushtrim kuptimplotë i Policisë së Shtetit, të cilët thekson se ia dolën më së miri që të garantonin mbarëvajtjen e ndeshjes. Për Çuçin, kjo finale tregoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.

"Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla. Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre. Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve", tha Çuçi.

Ora 09:34
Tirana i kthehet normalitetit, Veliaj: Sot në mëngjes kryeqyteti xixë! Faleminderit të gjithë punëtorëve të qytetit

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë të gjithë punëtorëve të cilët kanë pastruar të gjithë Tiranën, që kryeqyteti të ishte gati për sot në mëngjes.

" Kampionët e tjerë! Ata janë punëtorët e qytetit që e kthyen në normalitet brenda pak orësh kryeqytetin me gjithë fluksin historik të konsumit. Sot në mëngjes Tirana xixë! Ju jemi të gjithë shumë mirënjohës", shkruan Veliaj.

Ora 09:24
Dje finalja e Conference League, Rama: Shqipëria la në sytë e mbarë Europës një përshtypje fantastike

1653549902_Screenshot1.jpg

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një falenderim për të gjithë ata që kontribuuan që dita e djeshme, 25 maji i finales së Conference League, të shkonte më së miri.

"Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan kryeministri Edi Rama.

Ora 08:40
Pas humbjes së Feyenoord në Tiranë, arrestohen 72 persona në Roterdam! Thyen xhama, shkatërruan objekte dhe plagosën 2 policë

1653547377_1920x1080a.jpg

Pas humbjes së Feyenoord në finalen e Ligës së Konferencës, policia në Roterdam arrestoi 72 persona sepse shkatërruan trazira në qytet. Policia ndërhyri në zona të ndryshme si në Coolsingel, Hofplein dhe Weena dhe qytetit iu kthye qetësia rreth orës 1 të mëngjesit.

Sipas mediave holandeze, priten arrestime të tjera. Ndërkohë atmosfera ka qenë e mirë në prag dhe gjatë ndeshjes, por humbja duket se i ka mërzitur shumë tifozët. Ata shkatërruan objekte, thyen xhama, goditën një tramvaj dhe një autobus.

Biçikletat dhe skuterat u shpërndanë nëpër rrugët e qytetit. Ndërsa dy efektivë policie u plagosën nga një gotë dhe gur e hedhur nga tifozët e revoltuar. Të dy morën dëmtime të lehta.

Ndërkohë po punohet që të sekuestrohen pamjet e bizneseve në mënyrë që të zbulohet se kush është përgjegjës.

Ora 08:30
Netë pa gjumë, festa zgjat deri në 5 të mëngjesit, tifozët presin ekipin në Itali, Pellegrini: Ky trofe është për ty Romë

Ndeshja doli me rezultatin 1-0 për Romën, ndaj tifozët dolën në rrugët e Italisë për të fituar një trofe që kishte munguar për 14 vite.

Rreth një mijë tifozë prisnin uljen e ekipit në Romë megjithëse mbërriti rreth orës 04:45. Autobusi me ekipin nuk kaloi mes tifozëve për arsye të rendit publik. Ndërsa rreth 100 persona prisnin autobusin që mbërriti në orën 05:15, Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa lojtarët e tjerë përjetuan atmosferën teksa filmonin të gjithë tifozët që ishin pranë tyre.

Festa nuk mbaroi këtu. Më pas, i gjithë ekipi u ngjit në tarracën e pallatit në Piazzale Dino Viola. Secili prej lojtarëve dilte me kupën në dorë dhe thoshte “ole” para tifozëve. Kapiteni i Romës, Pellegrini mori fjalën: “Ky trofe është për ju, forca Roma.”  Më pas të gjithë lojtarët ngritën kupën para romakëve deri te José Mourinho i cili falënderoi tifozët. Sot festa do të vazhdojë, Roma po organizon një event për një tjetër falënderim për tifozët që i kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit. 

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wno: 27/05/2022 02:46

    Filloi ky Berisha 2. Une thote bera kete e ate, skeptiket andej e ketej. Cpaska qene mor vlla nje letyre e vertete.

    Përgjigju
  • Pesionisti: 26/05/2022 19:11

    BRAVO O ZGJEBS...O ZDROMS....NA KENAQE....MA E RRITE PENSIONIN....na HENGSH mune....

    Përgjigju
  • Qytetari: 26/05/2022 15:25

    O z Drejtor i Policise Republikes Shqiperise e ndigjova konferencen tende me rastin e perfundimit te aktivitetit futbollistik nderkombetar te organizuar nga Fifa ne Shqiperi Nje gje me beri pershtypje nga diskutimi tuaj ndaluam nje gjakderdhje ne mes spektatoreve te huaj Hollandez dhe Romake me Thika Shkopinj gure e sende te forta Nje pyetje kam per ju Nuk e di nese do ta lexoni kete shkrim timin “ Ku i gjeten tifozet e huaj keto sende qe permendet ju 1 I sollen nga vendet e tyre Holande Rome 2 Si kaluan ne dogane keto sende 3 A ju be kontrolli fizik dhe materjal Po fishek zjarret si u futen ne Stadium qe jane ndaluar ne Stadium A u kontrolluan keta Tifoze ne hyrje te Arenes ? se ato nuk jane miza kontrolli ka mjete kontrolluese Ne vendin tim nuk hyn as miza ne Aktivitete te ketij lloji Nejse te pakten nuk u shenua ngjarje me humbje jete pergezimi Policise

    Përgjigju
  • Qobani: 26/05/2022 15:14

    Evlad a po bindeni npraktik se rruga për me mrri tek SOJI i Njeriut ashtë e gjatë, për momentin jemi tek livdaqat,jan telashegji edhe për familjart e vetë,vazhdojm ma tej

    Përgjigju
  • Scutari: 26/05/2022 14:59

    Një bravo të madhe për organizimin!!????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona