Në Francë të mërkurën u luajt supersfida e javës së 16 mes Monacos dhe Paris SG. Kryeqytetasit ia dolën të fitonin 2-4 dhe të shkëputeshin 10 pikë nga ndjekësit, por në minutën e 20 shumë përshtypje bëri dëmtimi i Donnarummas.
Portieri italian mori një takë në fytyrë nga Singo, që e detyroi të linte lojën. Për më tepër ky episod nuk u ndëshkua as me karton të verdhë, që nëse do jepej do ishte i dyti për Singon në këtë ndeshje. Si pasojë e ndërhyrjes Donnarumma ka kryer 10 qepje në faqen e tij të djathtë.
Minuta 00:55 në video momenti i Donnarumma-s