Natë tmerri për Juan Jesus, mbrojtësit të Napolit i shkatërrojnë makinën: Më ndoqën për një muaj

Natë tmerri për Juan Jesus, mbrojtësit të Napolit i shkatërrojnë makinën: Më ndoqën për një muaj

Juan Jesus dhe mesazhi në rrjetet sociale

Surprizë e keqe për Juan Jesus, i cili gjeti makinën e tij me xhama të thyer pas një tentative vjedhjeje. Mbrojtësi i Napolit ka shfryrë të gjithë zemërimin në një video të postuar në Instagram, në të cilën shihet gjendja në të cilën gjeti makinën, me copa xhami të thyer brenda.

"Zero siguri! Pas ndjekjes për gati një muaji, sot tentuan të largojnë makinën nga vendi, çfarë ndjesie të keqe, të bëjnë me të vjella”, ka shkruar 33-vjeçari brazilian gjatë natës në kanalet e komunikimit.

Mbrojtësi i Napolit më pas shton se ndihet i frikësuar pasi e kanë ndjekur prej kohësh.

"Ajo që ndodhi sonte është vetëm qershia mbi tortë, brenda një muaji gjeta 5 dëmtime në makinë. Dhe vetëm për të ditur që këta kriminelë e dinë se ku jetoj nuk më sjell qetësi, në një qytet kaq të bukur nuk do të ndihem më kurrë i sigurt, e di që të mirat materiale shkojnë e vijnë, por duke ditur që një i huaj ka shkelur diçka që është personale me të vërtetë është neveri", shkruan Juan.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së

Zgjedhjet e 11 Majit 2025/ Tabaku: Të rinjtë, në ballë të betejës për fushatën e PD-së