“Natën ma”, rikthen Ema Andrean si regjisore në Teatrin e Metropolit

“Natën ma”, rikthen Ema Andrean si regjisore në Teatrin e Metropolit

Drama e skenaristes amerikane Marsha Norman ka rikthyer si regjisore Ema Andrean. Premierra me regji të Andreas pritet të jetë këtë muaj në skenën e Teatrit të Metropolit, plot 13 ditë në datat 20, 21, 22, 25, 26, 27, 28, 29 Prill, 2, 3, 4, 5, 6 Maj.

Puna për veprën ka disa kohë që ka nisur dhe pas disa ditësh premiera do të jetë në skenë për publikun. Ema Andrea ka zgjedhur që të interpretojnë në rolet kryesore aktoret Ilire Vinca dhe Egla Cenon. Është hera e parë që kjo vepër ngjitet në skenën e një teatri në Tiranë, ndërsa më parë është vënë në skenën e Prishtinës.

Vepra tregon fatin e një nëne dhe bijës së saj Xhesit. Pjesa nis me rrëfimin e Xhesit e cila duhet ti thotë së ëmës që në mëngjes do të vdesë.

Si do ndihej një nënë nëse fëmija i thotë qartë, ftohtë, vendosur, me bindje dhe pa emocion që mbrëmja që po kalojnë bashkë, është mbrëmja e fundit! Që kur të thotë natën e mirë, do hyjë në dhomën e vet dhe do vrasë veten. Xhesi është një grua e divorcuar e cila jeton me të ëmën. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet ndaj ajo ndjehet e humbur. Prej kohësh vuan nga një depresion kronik. Thelma është nëna e saj, e cila duhet të përballojë depresionin e së bijës.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori