NATO forcon mbrojtjen në të gjithë Evropën

NATO forcon mbrojtjen në të gjithë Evropën

Foto ilustruese

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, duke filluar nga dita e martë. Ata pritet të zotohen për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën kundër agresionit rus.

Në një konferencë shtypi të hënën, pas një takimi me Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi aleancës të rrisë mbështetjen e saj në rajon. "Investimi në mbrojtjen tonë është thelbësor, pasi po përballemi me krizën më të madhe që i kanoset sigurisë në një brez".

Stoltenberg tha se si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, NATO po përforcon praninë nga Baltiku në rajonin e Detit të Zi.

Kreu i aleancës tha gjithashtu se janë dislokuar grupe të reja beteje, përfshirë një të udhëhequr nga Franca në Rumani, ndërsa avionët luftarakë nga Kanadaja po ndihmojnë: “për të ruajtur qiejt tanë të sigurt dhe raketat amerikane Patriot po forcojnë mbrojtjen e NATO-s. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të gjithë aleatëve tanë".

Stoltenberg theksoi gjithashtu mbështetjen e vendeve partnere që përballen me trysni nga Rusia, si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Presidenti rumun Klaus Iohannis tha se vendimi i arritur në takimin e Madridit për të rritur numrin e trupave e pajisjet ushtarake të NATO-s në krahun lindor të aleancës, duhet të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur.

Stoltenberg përsëriti angazhimin e NATO-s për të miratuar kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, gjë që do të zgjeronte krahun lindor të NATO-s.

Ai tha se Rusia po përdor dimrin si armë, duke goditur infrastrukturën jetike të Ukrainës e duke lënë civilët pa energji e ngrohje.

"Ne nuk mund ta lëmë Putinin të fitojë", tha zoti Stoltenberg. "Ky do të ishte një sinjal për udhëheqësit autoritarë në mbarë botën se ata mund të arrijnë qëllimet e tyre duke përdorur forcën ushtarake, duke e bërë botën një vend më të rrezikshëm për të gjithë ne. Pra, është në interesin tona të sigurisë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për më shumë sulme”, shtoi shefi i NATO-s. “Kjo është arsyeja pse NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, si dronë, raketa me vetëdrejtim e balistike”./VOA

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)