Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg denoncoi sot atë që e quajti ‘një rrezik ushtarak rus në Ukrainë’ dhe i kërkoi Moskës të tërheqë menjëherë trupat e saj atje.
Stoltenberg vuri në dukje se NATO e pa lëvizjen e trupave ushtarake, pajisjeve, tankeve dhe artilerive duke lajmëruar edhe sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore për një shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Nga ana tjetër, Rusia mohon të ketë siguruar armë apo trupa në mbështetje të rebelëve pro-rusë në Ukrainën lindore.
Në fillim të shtatorit u ra në akord për një armëpushim, por lufta është ndezur sërish kohët e fundit. Ndërkaq, në intervistën për ARD-në gjermane, presidenti rus Vladimir Putin jo vetëm që mohoi akuzat se mbështet pro-rusët në lindje të Ukrainës, por tha se është Perëndimi ai që po provokon një Luftë të re të Ftohtë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com