NATO: Nuk e dimë ku ndodhi arrestimi i policëve

NATO: Nuk e dimë ku ndodhi arrestimi i policëve
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se aleanca nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur në kufirin Kosovë – Serbi, ku ishin arrestuar dy policë të Kosovës nga policia e Serbisë.

“Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çka ka ndodhur. Qartazi, NATO-ja është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen”, tha Rasmussen sot në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdarë.

/rg/shqiptarja.com/



  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit