BRUKSEL - NATO njoftoi sot se kishte kryer disa kontrolle ajrore këto dy ditët e fundit pasi zbuloi një rritje të aktivitetit nga aviacioni rus në hapësirën evropiane.
"Avionët e vendeve të aleancës kanë fluturuar në katër vende të ndryshme për misione ushtarake kundër katër grupeve të aviacionit ushtarak rus, që po kryejnë manovra në hapësirat e detit Baltik, Detit të Veriut dhe Detit të Zi", theksoi NATO-ja në një komunikatë./ATSH/