/ATSH-AFP/ - NATO po ndjek nga afër dhe është në kontakt me autoritetet turke pasi Turqia rrëzoi sot një avion ushtarak rus që kishte shkelur sipas Ankarasë hapësirën e saj ajrore, theksoi një zyrtar i Aleancës.
"NATO po ndjek nga afër situatën. Ne jemi në kontakt me autoritetet turke", theksoi zyrtari i pyetur pas këtij incidenti të rëndë të ndodhur që prej fillimit të ndërhyrjes së Moskës që mbështet regjimin e Damaskut.