"Lajmi i mirë është se që nga e enjtja, një grup prej 22 vendesh - kryesisht NATO, por që përfshijnë edhe vende si Japonia, Koreja e Jugut dhe Bahreini, janë takuar për të siguruar që Ngushtica e Hormuzit të mund të rihapet sa më shpejt të jetë e mundur", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një intervistë me Fox Neës.

Kur u pyet për thirrjen e fundit të Donald Trump ndaj aleatëve të NATO-s si "frikacakë", Rutte nuk pranoi të jepte detaje mbi konfliktin. Megjithatë, ai theksoi se 22 vendet e të ashtuquajturit koalicion të Hormuzit janë bashkuar "për t'iu përgjigjur thirrjes së Trump".


Lajmi kryesor:

Irani vendos 6 kushte për t'i dhënë fund luftës! Teherani i përgjigjet Trump: Gati të mbyllim plotësisht Hormuzin nëse sulmon termocentralet! SHBA do të negociojë me Teheranin