/ATSH-AFP/ - NATO do të vendosë këtë javë për të rritur forcën e reagimit të shpejtë duke e çuar kapacitetin e saj në 30 000-40 000 trupa, më shumë se dyfishi i përmasës aktuale, theksoi sot sekretari i përgjithhsëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
"Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të marrin vendim për të rritur fuqinë dhe kapacitetet e forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s deri në 30 000-40 000 trupa, më shumë se dyfishi i përmasës aktuale", deklaroi për shtypin Stoltenberg ndërkohë që minsitrat do të mblidhen të mërkurën dhe të enjten në selinë e Aleancës në Bruksel./