NATO ka reaguar gjatë ditës së sotme pas disa lajmeve në mediat serbe të cilat shkruanin se vendosja e forcave speciale të kosovës, ROSU, në veri të Kosovës ka qenë pa njoftuar KFOR-in.
NATO është shprehur se në bazë të marrëveshjes dhe mandatit aktual të KFOR, institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë detyrim për të njoftuar vendndodhjen e forca ROSU.
“KFOR-i nuk ka qenë i informuar për praninë e policisë së Kosovës ROSU në veri. Në pajtim me marrëveshjet aktuale dhe mandatin e KFOR-it, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të informojnë KFOR-in për të vendosur ROSU në veri të Kosovës", tha për Tanjug një zyrtar i NATO-s nga selia e Aleancës në Bruksel
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme NATO, i ka bërë thirrje Prishtinë dhe Beogradit që të përmbahen dhe të angazhohen në zhvillimin e dialogut.
Nga ana tjetër zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, është shprehur se KFOR është i gatshëm të veprojë nëse kërkohet si një reagues i tretë, pas EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com