MOSKË - Të paktën 20 000 ushtarë rusë janë dislokuar pranë kufirit me Ukrainën, njoftoi sot një zyrtar i lartë i NATO-s, ndërkohë që luftime të ashpra kanë përfshirë qytetin ukrainas të Donetskut. "Rusia ka shtuar 8 000 trupa në kufirin me Ukrainën gjatë javëve të kaluara duke e çuar në 20 000 në total numrin e tyre", shtoi ky zyrtar, i cituar nga stacioni informativ televiziv amerikan, CNN. Në ndërkohë, në Donetsk po zhvillohen luftime të ashpra mes trupave ukrainase dhe speratistëve rebelë prorusë, sidomos në rajonin Petrovski, në periferi të qytetit, sipas medias lokale. /ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)












