NATO transferohet në selinë e re, kostoja e pabesueshme e godinës

NATO transferohet në selinë e re, kostoja e pabesueshme e godinës

NATO, më në fund, pritet të transferohet sot në selinë e re, që vlen miliarda euro, pasi probleme teknike shkaktuan vonesa të shumta.

Transferimi i 4 000 punonjësve në selinë e re, që ndodhet pranë asaj aktuale në kryeqytetin belg, do të zgjasë 12 javë.

”Gjithashtu, selia e vjetër do të shfrytëzohet gjatë periudhës së transferimit”, sipas një zëdhënësi.

Fillimisht, kjo lëvizje ishte planifikuar në fillim të këtij viti, por u shty për shkak të problemeve të sistemin informatik në ndërtesën e re.

Sistemi do të ofrojë sigurinë e të gjitha komunikimeve elektronike të NATO-s, por gjithashtu do të kontrollojë mbikëqyrjen e të gjithë ndërtesës, me më shumë se 1 000 kamera dhe sisteme hyrëse me njohje të irisit të syrit.

Ndërtimi i selisë së re filloi në vitin 2010 dhe fillimisht u buxhetua në vlerën e 750 milionë eurove (830 milionë dollarë), por, shpenzimet u rritën dhe aktualisht kanë arritur vlerën e 1,17 miliardë eurove.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar

Festa të shfrenuara me drogë e alkool, qindra të rinj nga gjithë bota mblidhen në plazhin e Delisufit në Vlorë! Pinë kokainë të pashqetësuar